• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE PËR ADJOLA LAKRËN/ 26 vjeçaren nga Berati që tradhëtoi Hekuran Billën për para. Familja fshin…
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE PËR ADJOLA LAKRËN/ 26 vjeçaren nga Berati që tradhëtoi Hekuran Billën për para. Familja fshin…

26 June, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Adjola Lakra u arrestua sot nga policia, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e 40-vjeçarit Hekuran Billa, më 11 qershor përball qendrës Kristal, tek Komuna e Parisit.

Ajo është 26 vjeçe (09.06.1994).

Me dokumente Adjola rezulton të jetë banore në lagjen “28 Nëntori” dhe banesa e familjes së saj ndodhet në rrugën “Dhimitër Kolea” në Rajonin nr.2, edhe pse prej vitesh në atë shtëpi nuk banon më askush nga familja Lakra.

Edhe pse prej më shumë se 8 vitesh ajo është rezidente në Tiranë me familjen, figuron si banuese në Berat. Ndërkohë, asnjë nga familjarët nuk ka profil të disponueshëm në Facebook pasi i kanë bllokuar llogaritë e tyre.

Por cili ishte roli i Adjola Lakrës?

Ajo prej dy vitesh ishte e dashura e Hekuran Billës, por sipas burimeve, është detyruar nga Viktor Marku dhe Sebastiano Mali që të nxjerrë në pritë të dashurin e saj. Viktor Marku dhe Sebastiano Mali e kanë ndjekur prej shumë kohësh Billën, ndërsa kanë mësuar se ai shoqërohej me Adiola Lakrën, të cilën kanë filluar ta ndjekin më vonë.

Sipas burimeve, ata kanë rënë edhe në kontakt të drejtpërdrejtë me 26 vjeçaren. Policia ka zbuluar nga tabulatet telefonike se 26 vjeçarja ishte edhe telefonata e fundit e viktimës, i cili kishte shkuar për ta takuar, aty ku Adjola Lakra i kishte lënë vendin e takimit.

Por Hekuran Billa nuk e takoi dot kurrë të dashurën, pasi në afërsi të qendrës “Kristal” u ndesh me Viktor Markun, i cili me një automatik me silenciator zbrazi karikatorin mbi të, duke e lënë të vdekur në vend.

Nga tabulatet telefonike policia ka zuluar edhe bisedat e tjera, që nxjerrin 26 vjeçaren si bashkëpunëtore në vrasjen e 40 vjeçarit Billa, duke çuar edhe në arrestimin e saj nga policia.

Ndërkohë është zbardhur dhe dëshmia e saj. Në dëshminë e saj ajo ka thënë se takohej me Billën prej një viti, kurse pritën e ka bërë për para. “Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, ka thënë ajo në dëshminë e saj.

Adjola prej 1 viti ishte e dashura e Hekuran Billës, por siç deklaron ajo, ka bërë ujdi me Viktor Markun dhe Sebastiano Malin që të nxjerrë në pritë të dashurin e saj.

Po ashtu, hetuesit thonë se 26-vjeçarja kishte njohje me familjen e Viktor Marku, autor kryesor i ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËMBIMI ARTHUR-PJANIC DREJT FINALIZIMIT/ Habit trajneri i Barcelonës: Klubi nuk më ka thënë asgjë
Previous article "KU ËSHTË MASKA KRYEMINISTËR?" Rama replikon me qytetaren: Kam folur njëmijë herë. Nuk ka vlerë në ajër të pastër! Distancimi...

F.autor

Postime të ngjashme

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët Aktualitet

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT