Katër raste të reja me covid janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Berat.
Rastet e reja janë kontakte të një 45-vjeçareje që punonte në një fasoneri.
Pozitivë kanë rezultuar familjarët e saj, dy prindërit e bashkëshortit të saj, bashkëshorti i saj, 53-vjeç, dhe vajza e saj, 19-vjeçe. Të katër familjarët janë vetëkarantinuar në banesë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.


