• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIKTHEHET COVID NË BERAT/ Regjistrohen 5 raste të reja, mes tyre dhe një 19-vjeçare
Home
Sociale

RIKTHEHET COVID NË BERAT/ Regjistrohen 5 raste të reja, mes tyre dhe një 19-vjeçare

26 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ka shkuar në 5 numri i rasteve me Covid-19 në qytetin e Beratit. 4 rastet që kanë rezultuar pozitivë pas testimeve të kryera ditën e djeshme i përkasin familjarëve të një 45-vjeçareje që punonte në një fasoneri (rrobaqepësi) në qytetin e Beratit.

Pasi ka rezultuar se e infektuara punonte në një fasoneri, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik Berat ka kryer rreth 87 testime në punonjësit e fasonerisë dhe drejtuesit, por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv, kjo edhe për faktin se e infektuara kishte më shumë se 10 ditë që nuk paraqitej në punë, sepse ishte e sëmurë.

Mjekët infeksionistë në Berat deklarojnë se ajo kishte më shumë se një javë me temperaturë deri në 38.5 gradë, kollë të fortë dhe këputje trupore. Pas përkeqësimit të gjendjes së saj, e infektuara është dërguar në QSUT në Tiranë.

Përveç punonjësve të fasonerisë, ditën e djeshme janë testuar edhe familjarët e saj, ku 4 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Të infektuarit janë dy prindërit e bashkëshortit të saj, bashkëshorti i saj, 53-vjeç, dhe vajza e saj, 19-vjeçe. Të katër familjarët janë vetëkarantinuar në banesë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Sipas epidemiologëve në Berat, sot do të kryhen edhe tamponët e personave të kontaktit të 45-vjeçares dhe familjarëve të saj, ndërkohë që konfirmohet se është dezinfektuar edhe banesa e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET NUMRI I TË SHTRUARVE NË SPITAL/ Mjekja tregon si po përballohet situata te Infektivi
Previous article KAJMAKU NË ARRATI/ Rrëzohet kërkesa për dënim më të lehtë

s.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT