• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RISIA TEKNOLOGJIKE/ Krijohet prototipi i maskave të elektrizuara për të “çaktivizuar” koronavirusin
Home
Jetë

RISIA TEKNOLOGJIKE/ Krijohet prototipi i maskave të elektrizuara për të “çaktivizuar” koronavirusin

26 June, 2020 s.autor Jetë

Nëse kombinohet me strategji të tilla si distancomi fizik dhe larja e kujdesshme e duarve, përdorimi i maskave mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit të ri. Aq më tepër që Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) kohët e fundit ka azhurnuar udhëzimet e saj, në të cilat rekomandohet veshja e tyre në vende publike, në rast se mbajtja e distancës prej të paktën një metër nga njëri-tjetri mund të jetë e vështirë. Sidoqoftë, ne tani e dimë se maskat, si të gjitha pajisjet mbrojtëse, kanë një problem: nëse aksidentalisht bien në kontakt me duart ose sipërfaqe të papastra, ato mund të kontaminohen nga grimcat virale të koronavirusit të ri, duke u bërë kështu të dëmshme.

Por sot një zgjidhje e mundshme vjen nga laboratorët e Universitetit të Indianës, SHBA: studiuesit, në të vërtetë, kanë zhvilluar një prototip pëlhure që gjeneron një ngarkesë elektrike të dobët dhe e cila është në gjendje të neutralizojë dhe t’i shndërrojë patogjenët në të padëmshëm.

Për të zhvilluar këtë teknologji, ekipi u përqendrua në materiale të quajtura elektrokutikë, të cilat mund të gjenerojnë fusha elektrike të dobëta në të gjithë sipërfaqen e pëlhurës. Këto fusha, shpjegojnë studiuesit, mund të ndërhyjnë në sjelljen e baktereve ose viruseve që gjenden në një ind. “Materiali është poliester dhe është i përbërë nga një rrjet me pika të alternuara argjendi dhe zinku të ngjashme me pikat polka, një deri në dy milimetra të gjerë dhe një milimetër larg”, shpjegon autori i studimit Chandan Sen për revistën Science American. ” Kur materiali elektrokutik është i thatë funksionon si një pëlhurë normale. Por nëse njomet, për shembull me pështymë ose frymë, jonet në lëng shkaktojnë një reagim elektrokimik. Argjendi dhe zinku kështu krijojnë një fushë elektrike të dobët që eliminon patogjenët në sipërfaqe “.

Testuar vitin e kaluar për të trajtuar biofilmat bakteriale mbi plagët dhe në pritje të aprovimit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (Fda), prototipi i materialit u testua mbi një shtrese koronavirus dhe mbi një lloj patogjeni tjetër, të quajtur lentivirus. “Ne kemi dashur të dimë se në çfarë mase mund të jetë e zbatueshme kjo teknologji”, thotë Sen. “Dhe nga eksperimentet, në të cilat indi elektrokutik ishte vendosur në një materie të lëngshme që përmbante grimcat virale, doli që ai ishte në gjendje të destabilizojë të dy viruset, duke i bërë ato i paaftë për të infektuar.”

Më saktësisht, ata rikuperuan 44% të grimcave virale nga indi elektrokutik pas një minute dhe 24% pas 5 minutash.

Megjithëse aftësitë e materialit të ri nuk janë testuar ende për koronavirusin e ri, këto rezultate premtuese japin shpresë se teknologjia e re do të jetë gjithashtu një mjet efektiv në luftën kundër Covid-19.(Wired, scan)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT NDAJ PRESIDENTIT TË KOSOVËS/ Reagon Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë
Previous article "ISHIN TË PAPRITURA"/ Detajet për dy pacientët që humbën jetën te Infektivi: Njëri ishte përmirësuar pas 15 ditësh, por…

s.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT