Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me Covid 77 raste të reja në vend.
Nga këto 3 raste janë në Fier. Rastet e konfirmuara në Rrohovec të Fierit, janë nëna, vëllai dhe kushëriri.
Ata janë raste kontakti, të të riut të ardhur nga Anglia. Ai u konfirmuar dy ditë më parë me koronavirus.
Shpërndarja gjeografike e rasteve në 24 orët e fundit është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.


