• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Rama: Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit sikur të ishin akuza ndaj regjimit serb, ajo që më ka tronditur ishte se…
Home
Politikë

INTERVISTA/ Rama: Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit sikur të ishin akuza ndaj regjimit serb, ajo që më ka tronditur ishte se…

25 June, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama thotë se ishte i tronditur nga akuzat e ngritura nga prokurori i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Sipas tij, teksti ishte skandal dhe i ngjason sikur i drejtohet një regjimi kriminale.

“Ajo çka mua më ka indinjuar thellë dhe më ka bërë që ndoshta për herë të parë, të mos gjej dot fjalët për t’u shprehur. Ai tekst mu duk përtej shumë, përtej fillimit të kërkimit të drejtësisë lidhur me çfarë presupozohet ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit të saj.

Sa shumë njerëz që nuk e kanë idenë e përgjithshme jo më detajet e historisë që kanë lexuar atë tekst, kanë menduar dhe kanë ndjerë jo si për dy themelues të UÇK-së, por si dy pjesëtarë të një regjimi kriminal.

A thua se po flitet për Serbinë dhe regjimin serb dhe jo sikur po flitet për udhëheqësit e një vendi që ishte viktimë e regjimit të një agresioni. Kjo ishte ajo që më ka tronditur. Pa marrë parasysh edhe faktin se si munde të flitet për të vrarët duke folur për shuma të përgjithshme; rreth 100.

Flitet për obstruksion, apo përpjekje për pengim që është një hata më vete. Unë jam dëshmitar i disa bisedimeve dhe i një bashkëbisedimi që kam zhvilluar me Hashim Thaçin, Isa Mustafën në Prishtinë kur diskutohej pikërisht futja në rendin e ditës dhe votimi i tribunalit special dhe e di shumë mirë që të dy udhëheqësit në fjalë, ishin absolutisht pa rezervë për ta mbështetur këtë nismë pa rezervë, nismë që vinte nga jashtë dhe nga ana tjetër kishin problemin e mungesës së kuorumit për ta bllokuar. Ky tekst është një skandal”, tha Rama për “Rubikon” në KlanKosova në Prishtinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U BLLOKUAN NË JEZERCË/ Shpëtohen pas disa orësh 6 shqiptarët nga Kosova, u dërguan me helikopter në Theth
Previous article META I PASHQETËSUAR/ Ia merr iso-polifonisë në Skrapar mes Dule Malindit dhe Ylli Bakës (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive Aktualitet

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT