• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MANDATI I TRETË/ PS konkurs për të gjetur të rinjtë më të talentuar në Shqipëri
Home
Politikë

MANDATI I TRETË/ PS konkurs për të gjetur të rinjtë më të talentuar në Shqipëri

25 June, 2020 F.autor Politikë

Partia Socialiste, një vit para zgjedhjeev parlamentare, para se të pretendojë një manda të tretë ka paralajmëruar se së shpejti do të nisë një fushatë kombëtare.

Kjo fushatë ka për qëllim evidentimin e të rinjve të talentuar, që më pas mund të rekrutohen në strukturat e partisë.

Progami “Fressh Voice” që do të nisë së shpejti u bë publik nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, i cili thotë se prurjet e reja në parti do të zgjidhen përmes një konkursi.

Me idenë se do të afrojë të rinjtë më të talentuar dhe të zotë, PS-ja pretendon të jetë një forcë e pakonkurueshme nga partitë e tjera dhe e denjë për të siguruar edhe një mandat të tretë.

Kjo tingëllon sikur ka aq shumë të rinj që duan të bëhen pjesë e PS-së, saqë nevojitet një konkurs për të përzgjedhur më të talentuar, proces ky, në fakt, që duhej zbatuar nga forca qeverisëse në Administratën Publike.

Gjithsesi, çdo parti kudo në botën demokratike, edhe përmes forumeve rinore synon të ketë sa më shumë anëtarë, që ashtu si kudo në botë, funksionojnë përmes propozimeve në zonat përkatëse, për përzgjedhjen e drejtuesve e kështu me radhë.

Gjithsesi, duket se PS-ja kërkon që më në gjirin e saj të ketë të rinj sa më të talentuar, përmes një procesi gfati unik.

“Prej 1 Korrik starton platforma më e madhe rinore për të zbuluar në çdo komunitet udhëheqësit e gjeneratës tjetër. Vajza e djem 16 deri 28 vjeç, nga çdo shkolle, lagje, fshat i Shqiperisë, janë që sot të ftuar të aplikojnë prej datës 1 Korrik në ëëë.fresshvoice.al . Do të jetë një eksperiencë fantastike.  Një konkurs talentesh të debatit, komunikimit, aktivizmit qytetar, që do të dalin përballë një jurie profesionale”,- theksoi Taulant Balla, mbi nismën e re të socialistëve.

Taulant Balla njofton se pjesë e konkursit do të jenë dhe shqiptarët e diasporës.

“Fressh Voice do të shërbejë edhe si një platformë zgjedhore në të gjithë territorin, por edhe në diasporë, për drejtuesit e rinj të rinisë eurosocialiste shqiptare”.

Prezantimi i aplikacionit dhe rregullat e platformës, do të bëhen sot pasdite nline përmes ZOOM.

“Kjo garë e të rinjve shqiptarë do të nxjerrë në pah forcat e reja aktive dhe përfaqësuese për betejat politike e qytetare të Partisë Socialiste për Shqipërinë që Duam”,- sqaroi Taulant Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MSG-JA NË KRIZË/ Barcelona merr garanci nga… mbrojtja
Previous article PAKETA E ZGJERUAR/ Ministrja Denaj: 168 508 qytetarë dhe 42 224 biznese përfituan pagën prej 40 mijë lekësh

F.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT