• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET PRESIDENTCIALE/ Rusët në referendumin për ta bërë pushtetin e Putinit… të “pavdekshëm”
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET PRESIDENTCIALE/ Rusët në referendumin për ta bërë pushtetin e Putinit… të “pavdekshëm”

25 June, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Rusët kanë filluar të votojnë në një referendum për reformën kushtetuese që mund t’i hapë rrugën zgjatjes së sundimit të Presidentit Vladimir Putin me 12 vjet.

Qendrat e votimit u hapën në 25 qershor në të gjitha 14 rajonet administrative të rajonit federal të Lindjes së Largët të Rusisë, thanë komisionet zgjedhore rajonale dhe organet administrative, sipas agjensisë ruse të lajmeve TASS. Është dita e parë e një periudhe votimi shtatë-ditore për këto ndryshime.

Mbajtja hapur e vendvotimeve për një javë ka për qëllim të ndihmojë në shmangien e turmave më 1 korrik, ditën e caktuar për votimin mbarëkombëtar, pasi vendi vazhdon të luftojë me pandeminë e koronavirusit.

Votimi ka ngritur shqetësime tek zyrtarët e shëndetësisë pasi numri i infeksioneve të reja të konfirmuara mbetet i lartë, në mbi 7’000 në ditë.

Votimi ishte shtyrë nga data e planifikuar fillimisht e 22 prillit për shkak të pandemisë. Votimi i parakohshëm është lejuar që nga 10 qershori për njerëzit që nuk kanë qasje në vendvotime.

Zoti Putin njoftoi në fillim të këtij muaji se votimi do të mbahej më 1 korrik për ndryshimet kushtetuese që, ndër të tjera, do ta lejonin atë të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036.

Ella Pamfilova, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha në të njëjtën ditë se votimi do të fillojë shtatë ditë para datës zyrtare, me qëllim që të shmangen turmat e mëdha – një masë paraprake për të parandaluar përhapjen e virusit.

Kremlini ka hedhur poshtë shqetësimet, duke thënë se Rusia ka qenë në gjendje të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit dhe i ka siguruar njerëzit se do të merren të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e votuesve.

Putini propozoi reformën gjithëpërfshirëse kushtetuese në fillim të këtij viti dhe këmbënguli për ta vendosur atë në një votim mbarëkombëtar edhe pse nuk kërkohej me ligj.

Miratimi përfundimtar i ndryshimeve do të vijë nëse më shumë se gjysma e votuesve të vendit i mbështesin në votimin mbarëkombëtar. Ndryshimet kushtetuese pritet të miratohen, që do të thotë që Putini do të jetë në gjendje të kandidojë edhe për dy terma gjashtë-vjeçarë, pasi termi i tanishëm të skadojë në 2024.

Putin mbajti një paradë ushtarake të Ditës së Fitores në Moskë në 24 qershor, duke përkujtuar 75 vjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Parada zhvillohet tradicionalisht më 9 maj, por edhe ajo u desh të shtyhej për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Rusia ka raportuar më shumë se 600’000 raste infeksioni me koronavirus, duke i dhënë asaj numrin e tretë më të lartë në botë, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins. Vdekjet janë në më shumë se 8,500, por numri i vërtetë besohet të jetë shumë më i lartë.

Gjatë paradës së Ditës së Fitores, Kremlini kufizoi hyrjen në Sheshin e Kuq, në zonën ku Putini u ul së bashku me drejtuesit e huaj dhe veteranët e Luftës së Dytë Botërore të forcave Sovjetike.

Veteranët ishin vendosur në karantinë përpara paradës. Po kështu edhe ushtarët që morën pjesë në sfilatë.(voa)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I HEDH BENZINË ZJARRIT ME DEKLARATËN/ Talenti i Barcelonas: Arbitrat po vendosin…
Previous article PËLLUMB KULLA/ Sa i mërzitshëm Parlamenti pa ty!

Delo.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT