Aktori i humorit njëherazi dhe anetar i Këshillit Kombëtar të PD, Julian Deda ka folur mbi procesin që po zhvillohet në selinë blu per ate që quhet edhe “hapja e partisë”.
Deda këshillon kryedemokratin se ky i fundit duhet patjetër të afrojë ata që i duhen Shqiperisë dhe të kthejë me te respektuarit pasi kjo punë nuk bëhet vetëm dhe qëllimi do dështojë, shkruan AlpeNews.al.
Statusi i plotë
“PD-ja ka nevoje per te gjithe, prandaj duhet te mbaje me te miret nga ata qe ka, te ktheje me te respektuarit nga ata qe iken dhe te afroje urgjent ata qe i duhen Shqiperise neser.
Lul Basha eshte strategjikisht i detyruar ta beje kete, perndryshe do ta kete shume te veshtire te shkoje drejte qellimit, sepse kjo pune nuk behet vetem.
Pastaj, keto pallavrat jo e hapi, jo e mbylli partine, jane kot, jane thashetheme rilindje, qe nuk e sqarojne situaten, perkundrazi te shperqendrojne nga thelbi.”


