• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PS KA VETËM NJË KUSHT”/ Balla: Gati të ulemi me opozitën e re për të diskutuar listat e hapura
Home
Politikë

“PS KA VETËM NJË KUSHT”/ Balla: Gati të ulemi me opozitën e re për të diskutuar listat e hapura

25 June, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha në foltoren e Kuvendit se mazhoranca është gati të ulet me opozitën parlamentare dhe të diskutojë propozimin e kësaj të fundit për hapje të listave në zgjedhje.

“Ne nuk kemi thënë që nuk do t’i marrim në konsideratë propozimet e kolegëve për Reformën Zgjedhore. PS ka vetëm një kusht për këtë reformë: votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Për sa i përket çështjeve që ju propozoni për hapje listash, nuk është tabu, jemi të gatshëm të ulemi e të diskutojmë”, tha Balla.

Më tej, numri dy i PS foli dhe për akuzat ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK, Kadri Veseli, duke thënë se ata janë të pafajshëm.

Pjesë nga fjala e Ballës në Kuvend:

Nuk është gjuha që duhet gjuha që foli zonja, nuk i bën nder asnjë deputeti të marrë nëpër gojë të tjerë në atë mënyrë dhe ku një zonjë një zonje tjetër. Ajo që do i bënte nder çdo deputeti sot, dhe unë dua ta them, se ne si Kuvend duhet të shprehim indinjatën e thellë lidhur me akuzat ndaj Thaçit e Veselit, ku lufta çlirimtare rikthehet si fantazmë, si një mjet për të ngritur tymnajë të padrejtë përkundrejt asaj që është skalitur në historinë e kombit shqiptar si një luftë që Kosova e ka zhvilluar për çlirim, liri dhe pavarësi. në këtë këndvështrim mendoj se ne këtu duhet të flasim me një zë. Unë nuk e besoj akuzën, jam i bindur dhe i sigurt, Hashim Thaçin e kam njohur personalisht, Ramushin, Kadriun, të gjithë udhëheqësit e luftës çlirimtare. Ne si Kuvend, padyshim Komisioni i Jashtëm, duhet të kemi një qëndrim tonin. Mendoj që Kuvendi i Shqipërisë të merret me çështje të tilla serioze, fjalët e urrejtjes nuk i bëjnë nder këtij institucioni.

Gjej rastin të falënderoj Edlirën, Tatjanën dhe Nimetin për atë që përfaqësojnë. Shqipëria, Kuvendi ndaj është i tillë, sepse përfaqëson të gjitha trevat. Nuk mund t’i mohoni kësaj qeverie, se nuk ka pasur deri më 2013 asnjë kryeministër paraardhës, këtu po të doni fusni edhe Adyl Çarçanin, që të ketë ngritur me dinjitet çështjen çame në bisedimet bilaterale me palën greke apo në institucionet ndërkombëtare. PS është krenare që ka brenda grupit të vet, apo në elektoratin e vet, një pjesë të madhe të komunitetit çam, por ne nuk e kemi konsideruar këtë një pjesë të fushatave elektorale. Kjo është një çështje që zgjidhet me dinjitet kombëtar dhe jo me elektorat.

E fundit, i dëgjova me kujdes një pjesë të kolegëve për një diskutim që duhet të vijojë. Ne nuk kemi thënë që nuk do t’i marrim në konsideratë propozimet e kolegëve për Reformën Zgjedhore. PS ka vetëm një kusht për këtë reformë: votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Për sa i përket çështjeve që ju propozoni për hapje listash, nuk është tabu, jemi të gatshëm të ulemi e të diskutojmë. Kemi hapësirë dhe kohë ta bëjmë brenda afatit të përcaktuar kushtetues brenda këtij sesioni parlamentar dhe pastaj të masim forcat para popullit shqiptar, për zgjedhjet e pranverës së ardhshme. Unë kam propozuar datën 9 maj për zgjedhjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZIDANE MERR LAJMIN E HIDHUR/ Reali humbet dy titullarë për ndeshjen ndaj... (EMRAT)
Previous article AKUZAT KUNDËR THAÇIT DHE VESELIT/ Balla: Kuvendi duhet të ketë një qëndrim të unifikuar

F.autor

Postime të ngjashme

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve Aktualitet

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve

VIJOJNË TENSIONET/ Policia tentoi t'i shoqëronte, dy gratë shtirhen në tokë të përqafuara (VIDEO) Aktualitet

VIJOJNË TENSIONET/ Policia tentoi t'i shoqëronte, dy gratë shtirhen në tokë të përqafuara (VIDEO)

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT