• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’BËJMË KOMPROMISE PËR REFORMËN NË DREJTËSI”/ Spiropali: Po e realizojmë dhe kur hidhni bojë e miell, kemi pasur ngërç vetëm luftën…
Home
Politikë

“S’BËJMË KOMPROMISE PËR REFORMËN NË DREJTËSI”/ Spiropali: Po e realizojmë dhe kur hidhni bojë e miell, kemi pasur ngërç vetëm luftën…

25 June, 2020 s.autor Politikë

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh e vendosur për të çuar përpara Reformën në Drejtësi, ndërsa u shpreh se maxhoranca “nuk bënë kompromise”.

Nga foltorja e Kuvendit, ndërsa përmendi ato që i cilësoi arritje të qeverisë në drejtim të Reformës në Drejtësi, Spiropali tha se i vetmi ngërç ka qenë “lufta politike”.

Ndërsa u ndal tek Reforma Zgjedhore, Spiropali tha se maxoranca kërkonte depolitizim dhe reformim të plotë, por shtoi se “të detyruar nga frika e PD e partive të tjera ne u ulëm në atë tryezë, për të bërë të mundur që të kemi një proces zgjedhor normal, që nuk bojkotohet nga opozita”

Pjesë nga fjala e Spiropalit:

Kur bëhet fjalë për Reformën në Drejtësi ne nuk bëjmë asnjë farë kompromisi. E kemi çuar përpara dhe po e realizojmë edhe kur hidhni bojë e miell këtu në Kuvend, apo kur godisni institucionet me molotov. Ne kemi bërë shumë rrugë drejtë realizimit dhe implementimit të Reformës në Drejtësi dhe në raportin e progresit të BE, evidentohen tre çështje që mund të konsiderohen sukses i Shqipërisë: E pakundërshtueshme Reforma në Drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

83 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar nga detyruam që para nisjeje së kësaj reforme ishte e pa bëshme. Gjykatat e tjera përmes këtij filtri kaq të fortë po kthehen në binarë. Sa i përket SPAK, u betuan 8 anëtarë të SPAK në dhjetor, u emërua kreu i SPAK, u zgjodh Prokurori i ri i Përgjithshëm i Republikës dhe ne presim me ngul, që KLGJ të veprojë më shpejt sa i përket ngritje së Gjykatës së Lartë dhe asaj kushtetuese që janë kërkesa shtyllë të domosdoshme për rrugën drejtë BE.

Integrimin Europian e shohim si diçka që ja kemi borxh fëmijëve tanë dhe të ardhmes së Shqipërisë. Falë punës kundër luftës kundër krimit të organizuar, vetëm gjatë janar-dhjetor 2019 janë sekuestruar 91.4 mln euro pasuri kriminale.

Qeveria shqiptare synon që të krijojë një klimë të përshtatshme politike për të mundësuar reformat tona. Ngërçe ne kemi pasur vetëm nga lufta politike pa asnjë fre, vetëm për pushtet, këtu dhe jashtë dhe i gjithë përqendrimi ka qenë për të frenuar këtë.

Reforma Zgjedhore vizioni ynë ishte për një depolitizim e reformim absolut, por të detyruar nga frika e PD e partive të tjera ne u ulëm në atë tryezë, për të bërë të mundur që të kemi një proces zgjedhor normal, që nuk bojkotohet nga opozita. Reforma në drejtësi duhet të çohet para dhe askush ne nuk na bën dot asnjë lloj shantazhi apo të na vërë kushte për reforma që ne i shohim si të qenësishme për venin dhe jo pazare në kurriz të qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË REFORMË ESENCIALE"/ Pandeli Majko: Këshilli Politik mori dje një vendim të jashtëzakonshëm, më në fund do të…
Previous article NË KËRKIM TË VAKSINËS KUNDËR COVID-19/ A do të munden njerëzit më të varfër të vaksinohen?

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT