Zbardhet dëshmia e dy mjekëve që operuan Eduart Lamajn, i cili është një nga të dyshuarit për atentatin e 30 majit në një hotel në Laç, ku mbetën të vrarë Bujar Lika, i njohur si miku i Ervis Martinajt dhe shoku i tij, biznesmeni Paulin Gjergji.
Mjeku që operoi Eduart Lamajn, Viktor Marku është shprehur se e kishte gjetur pacientin në narkozë dhe se ishte i detyruar të ndërhynte menjëherë, pasi rrezikonte jetën.
“Isha i detyruar të ndërhyja menjëherë në operacion, pasi ai rrezikonte të humbiste jetën. Nëse më vdiste në duar mbaja përgjegjësi,” është shprehur Marku.
Ndërsa mjeku tjetër Besim Lame është shprehur se nuk është i specializuar për ndërhyrje, por i kërkuan ndihmë dhe ai ndihmoi.
“Unë jam endokronolog. Nuk jam i specializuar për ndërhyrje. Më kërkuan ndihmë, ku ta çonin për operacion, u sugj


