Ditën e sotme janë konfirmuar 8 raste të reja me koronavirus në Krujë.
Bëhet me dije se gjatë 24 orëve janë marrë 34 tamponë, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 8 prej tyre. Personat e infektuar janë kontakte të të infektuarve më parë.
Kujtojmë që vendi ynë prej ditësh ka shfaqur një numër të lartë të infektuarish me koronavirus. Ditën e djeshme ISHP konfirmoi 67 raste në 24 orë.


