• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË KURBIN/ Kush është Eduard Lamaj, i kërkuar për drogë në Greqi. 30-vjeçari u fsheh në shtëpinë e motrës, prova…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA NË KURBIN/ Kush është Eduard Lamaj, i kërkuar për drogë në Greqi. 30-vjeçari u fsheh në shtëpinë e motrës, prova…

24 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Eduart Lamaj, i arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç, rezulton se është person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e trafikut të drogës. Burime nga Policia bëjnë të ditur se emri i tij i mëparshëm ka qenë Leandro Simoni.

30-vjeçari Eduard Lamaj nga Laçi është në kërkim edhe nga Policia greke, si anëtar i një organizate kriminale në trafikun e drogës. Po ashtu, 30- vjeçari rezulton se ka në pronësi në zonën e Laçit edhe një biznes që shërben për prodhimin e produkteve të mishit.

Prej 20 ditësh, i riu nga Laçi strehohej në banesën e motrës së tij në kryeqytet. Lamaj u arrestua në momentin që po mjekonte plagën që kishte marrë në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit të ndodhur më 30 maj në zonën e Laçit.

Edhe pse i veshur me antiplumb ditën e ngjarjes, Lamaj kishte marrë një plagë në këmbë, pas të shtënave që Bujar Lika, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Hasani, qëlloi ndaj autorëve para se të vritej nga breshëria e plumbave të kallashnikovit.

U STREHUA TEK E MOTRA

Që prej mbrëmjes së 30 majit të këtij viti, 30-vjeçari mësohet se ishte strehuar në banesën e së motrës, për t’i shpëtuar arrestimit të Policisë.

Prova më e fortë për grupin hetimor është përgjigjja e ADNsë së njollës së gjakut, që Lamaj kishte lënë në hotelin ku ndodhi krimi, si dhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Para hetuesve ai pranoi autorësinë e ngjarjes, duke treguar edhe emrat e 3 bashkëpunëtorëve të tjerë, të shpallur tashmë në kërkim. Por alibia e dhënë prej tij është e pabesueshme për Policinë.

Eduart Lamaj ka dëshmuar se nuk i njihte viktimat, por se kishte shkuar në hotel për shkak se kishte pasur konflikt për çështje borxhi me pronarin e këtij biznesi, Ali Allamanin. Por ky i fundit, sipas burimeve, ndodhet në burg. Kamerat e sigurisë kanë zbuluar se i pari që ka hapur zjarr është Eduard Lamaj, i veshur me uniformë Policie.

Eduard Lamaj mjekohej në spitalin privat, i ndodhur në zonën e “Qyteti Studentit” në Tiranë.

Bashkë me 30-vjeçarin nga Laçi, Policia arrestoi edhe dy mjekët, të cilët po e mjekonin atë. Me akuzën e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, u prangosën ortopedi nga Lezha, Viktor Marku, 42 vjeç, si dhe kirurgu i Spitalit Ushtarak, Besnik Lame, 46 vjeç.

Burime pranë Policisë sqaruan se të dy mjekët dyshohet të kenë marrë një shumë parash për të kryer operacionin në fshehtësi, por nuk kanë dhënë asnjë shpjegim para hetuesve.

Prej një jave, Policia e mbajti Lamajn nën përgjim e vëzhgim për të zbuluar vendndodhjen e tij, ndërsa ditën e hënë ai u paraqit në spitalin privat nën shoqërimin e të afërmve të tij.

Ndërkohë, pas ngjarjes, Policia vuri në pranga edhe 21- vjeçarin Kreshnik Tushaj, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim. Por që në krye të herës, i riu ka mohuar akuzën duke treguar se ishte plagosur nga një makinë në lëvizje në derën e banesës së tij, e cila ndodhej në një rrugicë pranë hotelit ku ndodhi vrasja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBËSHTES EDI RAMËN..."/ Tit Vasili i LSI bën ironi: Vërtet’ s’ka 15 kushte. Janë sebepe, zilia e verboi Europën
Previous article DRONË DHE POLICË PËR KANABISIN NË KRUJË/ Në hetim një administrator dhe 6 kryepleq

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT