• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Ministri Italian i shëndetësisë: Vaksina italo-britanike do prodhohet para të tjerave
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Ministri Italian i shëndetësisë: Vaksina italo-britanike do prodhohet para të tjerave

24 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministri Italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha se vaksina italo-britanike kundër infeksionit të koronavirusit do të prodhohet më shpejtë nga të gjitha të tjerat.

Gjatë vizitës në institutin bioteknik ‘IRBM Pomezia’ në Romë, kompani italiane që po punon në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit në eksperimentimin e vaksinës kundër Covid-19, ministri Italian tha se “Mbrojtja e njerëzve me vaksinë kundër Covid është përparësi. Ekipi Italian dhe ai britanik po bëjnë përpjekje maksimale për t’I mbrojtur të gjithë. Edhe qeveria italiane do të bëjë gjithçka që duhet për të arritur në këtë pikë.”

Speranza tha se në këtë situatë nuk bëhet fjalë për të vënë baste por nuk ka asnjë kompani tjetër që thotë se mund të ketë vaksinën deri në fund të vitit.

“Kjo më bën mua krenar teksa mendoj se po flasim për mundësinë e shpëtimit të jetës së njerëzve”- tha Speranza

Ndërkohë studiuesit e Universitetit të Oksfordit kanë deklaruar se deri në muajin shtator do të jenë në gjendje të prodhojnë 400 milionë doza vaksine dhe brenda një viti deri 1 miliard doza.

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë farmaceutike “AstraZeneca”, e cila edhe ajo është pjesë e garës së vaksinës, ka deklaruar se ka filluar prodhimi industrial i vaksinës anti Covid paralelisht me fazën e provave klinike, edhe pse ekziston rreziku financiar, por kjo, sipas tij, është mënyra e vetme për të qenë gati për të nisur me shpërndarjen e saj në muajin tetor.

Ai tha gjithashtu se do të jenë gati miliona doza të gatshme brenda këtij viti, nga të cilat 300 milionë do të dërgohen në Shtetet e Bashkuara, 100 milionë në Mbretërinë e Bashkuar dhe miliona të tjerë në Europë dhe pjesën tjetër të botës, teksa kompania kohët e fundit ka dyfishuar kapacitetet prodhuese në 2 miliardë doza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAKINËN TË MBUSHUR ME DROGË/ Arrestohet në Lushnje 49-vjeçari
Previous article MASAT NË SHQIPËRI "ZHVENDOSIN "LAZARATIN NË KRETË/ Policia greke zbulon parcelat me kanabis, pronarët janë grekë e shqiptarë

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT