• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBYLLJE SËRISH? Kudo në Europë shpërthime lokale të pandemisë
Home
Nderkombetare

MBYLLJE SËRISH? Kudo në Europë shpërthime lokale të pandemisë

24 June, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shumë vende në Europë i zbutën masat kufizuese në luftë kundër virusit Corona. Por në të njëjtën kohë ka shpërthyer pandemia në disa vatra. A duhet të vihet alarmi e çfarë duhet bërë për të kontrolluar gjendjen?

Kur gazeta “New York Times” ka shkruar ndonjëherë për Gütersloh, këtë e ka bërë vetëm, kur binte fjala për fondacionin e njohur në botë, Bertelsmann që e ka qendrën në këtë qytet. Por për shkak të shpërthimit të pandemisë në thertoren Tönnies, Gütersloh u fut në kryetitujt e mediave ndërkombëtare. Nga 7000 punonjës të testuar, 1550 janë testuar pozitivisht me virusin. Edhe në rajone të tjera gjermane ka pasur disa vatra të reja shpërthimi. Në Neukölln, Berlin pas rritjes së infeksioneve, 370 familja u futën në karantinë. Në Göttingen 120 vetë të infektuar bënë të izolohej një kompleks pallatesh.

Shpërthime lokale kudo

Vatra të tilla të shpërthimit të ri të pandemisë, që njihen edhe si “Cluster” ka kudo në Europë, tani që po lirohen masat kufizuese në shumë vende. Shpesh brenda familjeve, në gastronomi apo firma. Në Angli në një pulari në Anglesey u testuan 158 punëtorë pozitivisht me virusin. Edhe në fabrika të tjera në Angli ka pasur raste të tilla. Në një azil pleqsh në Austri në dy javët e para të qershorit ndërruan jetë disa banorë pas një infektimi me Corona. Në Vjenë dhe Austrinë e poshtmë 70 punonjës të shërbimit të paketave u testuan pozitivisht me virusin. Izraeli po ashtu pas lirimit të menjëhershëm të masave në maj i trembet një vale të dytë infektimi. 200 shkolla nga 500 në të gjithë vendin janë mbyllur.

Saudi-Arabien | Coronavirus | Pandemie | Mundschutz (Getty Images/AFP/A. Hilabi)

Peter Klimek nga Universiteti Mjekësor i Vjenës, pjesë e ekipit këshillues të qeverisë austriake,  thotë,se në rastet e shpeshtuara të rritjes së infektimeve luan rol lloji i vatrës së infektimeve. “Nëse kemi të bëjmë me grupe të vogla të infektuara, atëherë kjo nuk është shumë shqetësuese, sepse mund ta ndjekim zinxhirin e kontakteve.” Por puna ndryshon, kur ka shpërthim pandemie pas një evenimenti të madh. “Nëse pas një aktiviteti të madh krijohet një vatër infektimesh, zbardhja dhe ndjekja e zinxhirit të kontakteve është shumë më e vështirë.”

Pra ka një dallim, nëse rastet vijnë nga një vatër e vetme, thotë Klimek. “Apo nëse kemi 50 raste infektimi që secili pavarësisht nga tjetri në pjesë të ndryshme të vendit shkojnë tek mjeku me simptoma.” Nëse brenda një kohe të shkurtër shfaqen disa vatra, ku nuk mund të ndiqen më kontaktet, kjo mund të mjaftojë për ta futur sërish një vend në masat kufizuese të “lockdown-it”.

Masat më të rëndësishme

Sipas Klimek në raste të shpërthimeve lokale kanë rëndësi katër masa kryesore: Identifikimi i rasteve, gjurmimi i kontakteve, testimi dhe trajtimi. Kontaktet e të infektuarve duhet të ndiqen shpejt, të izolohen të infektuarit, të trajtohen dhe të testohen njerëzit në ambientin e të infektuarit, sipas ekspertit.

Peter Klimek (Peter Klimek)

Por jo gjithkund mjaftojnë këto katër hapa për të pasur sukses. Në Bullgari për shembull qeveria u detyrua pas rritjes së infektimeve të vendosë sërish detyrimin e maskës, pasi ai u hoq në mesin e qershorit. Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi popullsinë për shkak të rritjes së infektimeve. “Nëse ne nuk e ndryshojmë menjëherë sjelljen tonë në drejtim të mbajtjes së maskës dhe distancës, atëherë kudnër vullnetit tonë do të rikthehemi në gjendjen e mbylljes.” Në Luksemburg qeveria përpiqet me teste masive të pengojë një valë të dytë infektimi. 600.000 banorët e vendit dhe 300.000 që kalojnë kufiriin përkohësisht duhet të testohen rregullisht për të identifikuar zinxhirët e infektimit.

Nuk ka një komplet masash që të mbrojnë me siguri nga pandemia. Ka një përzierje masash të ndryshme, thotë eksperti Klimek: ruajtja e distancës, rregullat e higjienës, kufizimi i kontakteve. Tani dihet se mbyllja e shkollave dhe gastronomisë ka pasur një efekt të ngadalësimit të pandemisë. Këtu bëjnë edhe maskat. Sa më herët të zbatohen masat, aq më efektive janë ato, thotë Peter Klimek.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA GJYQËSORE NË GJYKATËN SPECIALE/ Jepet sot vendimi për ish-ministrin Saimir Tahiri
Previous article TË DASHURUARIT TË KENË KUJDES NGA XHELOZIA/ Propozime interesante për beqarët. Çfarë thotë horoskopi për sot

Delo.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT