Ditën e sotme është arrestuar Eduart Lamaj, i cili është një nga të dyshuarit për atentatin e 30 majit në një hotel në Laç, ku mbetën të vrarë Bujar Lika, i njohur si miku i Ervis Martinajt dhe shoku i tij, biznesmeni Paulin Gjergji.
Në atentatin kundër biznesmenëve ka mbetur i plagsur edhe ai vetë, ndërsa është kuruar në një klinikë private, ndërkohë që janë arrestuar edhe mjekët që e kanë kuruar për “Moskallëzim krimi”.
Por Eduart Lamaj ka patur një identitet të mëparshëm, ku njihej si Leandro Simoni. Me këtë emër 30 vjeçari rezulton të jetë në kërkim nga autoritetet greke, ndërsa akuzohet të jetë i përfshirë në një organizatë kriminale për trafikun e drogës.


