• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E HEKURAN BILLËS/ Zbardhet itinerari: Kamerat e sigurisë i japin prokurorisë provat kundër Markut
Home
Breaking News

VRASJA E HEKURAN BILLËS/ Zbardhet itinerari: Kamerat e sigurisë i japin prokurorisë provat kundër Markut

22 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vendimi për masën e sigurisë ndaj Viktor Markut u shty për ditën e nesërme. Marku akuzohet nga policia si personi që kreu atentatin ndaj Hekuran Billës, mbrëmjen e 11 qershorit në Tiranë.

Gjatë hetimit në polici, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, duke u justifikuar me faktin se ka qenë në Mal të Zi gjatë gjithë kësaj kohe. Të njëjtën gjë tha edhe avokati i tij mbrojtës, Ilir Murati.

Megjithatë organi i akuzës ka në dorë fakte që vërtetojnë të kundërtën, një pjesë e të cilave disponohen nga Klan Plus. Bëhet fjalë për lëvizjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, nga mesdita e deri në orën 21:47 minuta, nga ana e autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ngjarjet zhvillohen mes zonës së Astirit, Unazës së Madhe dhe Komunës së Parisit. Janë këto tre vende ku nga zbërthimi i kamerave të sigurisë, dalin të paktën 3 persona dhe 3 automjete, që u përdorën në përgatitjen dhe qëllimin e shënjestrës.

Automjeti i parë që del në skenë është një Smart, i cili rreth orës 12:27 minuta të datës 11 Qershor, hyn në një nga lagjet e Astirit dhe pikërisht në këtë moment, siç thuhet në dosje: Nga dera e parë majtas e automjetit Smart me targë AA803UK, zbret një person në dukje i gjatë, i veshur me të zeza, i cili vazhdon lëvizjen nga pjesa e pasme e makinës dhe nga ky moment humbet nga shikueshmëria e kameras.

Pas makinës Smart vjen një automjet Mercedez Benz dhe nga ky i fundit zbret i njëjti person që zbriti nga automjeti Smart, brenda të cilit duket të ketë edhe një person të dytë.

Pikërisht kjo makinë ka qenë ajo që ka çuar edhe në identifikimin e Viktor Markut. Automjeti ishte marrë me qira dhe ka qenë pronari ai që ka dëshmuar se makina e tij është marrë nga një person i quajtur Viktor Marku.

Momentet e tjera ku janë fiksuar makinat është në rrugën tek mbikalimi i Kopshtit Zoologjik, sërish duke ndjekur njëra-tjetrën. Në orën 21:26 minuta, ata mbërrijnë para qendrës tregtare. Në orën 21:28, siç kanë fiksuar kamerat, personi, që tashmë është identifikuar si Sebastiano Mali, ka përdorur shumë telefonin e tij, që dukej se shkëmbente mesazhe me dikë.

Në orën 21:37 minuta, automjeti Nissan Micro pozicionohet në rrugën Prokop Mima dhe më pas, thuhet në dokument, Mali ka qëndruar në një vend që  të ofron fushëpamje të plotë. 7 minuta më pas, përpara kompleksit vjen automjeti BMW që i përkiste Hekuran Billës.

Pikërisht në këto çaste automjeti tip Nissan Micro, niset në drejtim të qendrës, por bën një ndalim të menjëhershëm, pa u kuptuar ndonjë arsye. 2 minuta më vonë, automjeti tip Nissan shkon në drejtim të automjetit të shënjestrës, por me një shpejtësi të ulët.

Ndërsa automjeti tip Mercedes Benz vjen një minutë më pas dhe i afrohet BMW-së. Në kamera duket që automjeti Mercedes Benz ka qenë me një shpejtësi të lartë kur ka gjuajtur.

Këto prova të nxjerra nga policia, e më pas të përpiluara edhe nga Prokuroria nuk dihet nëse do ta bindin Gjykatën që të mbajnë fillimisht Viktor Markun në burg deri në procesin gjyqësor që do të vendosë për fajësinë ose pafajësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT/ Mblidhet PE, flet shefja e ONM: Shqipëria ka përparësi në luftën kundër krimit
Previous article SKANDALI/ Carlo Ancelotti akuzohet për evazion fiskal

F.autor

Postime të ngjashme

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT