• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Tubimi i presidentit Trump dhe çështja e pjesëmarrjes
Home
Nderkombetare

SHBA/ Tubimi i presidentit Trump dhe çështja e pjesëmarrjes

22 June, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Përdoruesit e aplikacionit TikTok morën pjesërisht meritën se kishin rritur artificialisht pritshmëritë për nivelin e pjesmarrjes në tubimin e Presidentit Trump në Tulsa të Oklahomës të shtunën, i cili rezultoi me një arenë të mbushur vetëm pjesërisht.

Përdoruesit e mediave sociale në disa platforma, thanë se ata ishin regjistruar për të marrë pjesë në tubim por në fakt nuk kishin shkuar.

Gazeta New York Times raportoi se tifozët e muzikës koreane pop kishin inkurajuar njerëzit të bënin të njëjtën gjë.

Para ngjarjes, menaxheri i fushatës së zotit Trump, Brad Parscale tha se kishte pasur më shumë se një milion kërkesa për të marrë pjesë.

Por të shtunën mbrëma, arena BOK Center me 19,000 ndenjëse kishte shumë vende bosh dhe Presidenti Trump si dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence u desh të anulonin fjalimet që do të mbanin për publikun në mjedisin jashtë arenës, i cili pritej të ishte “i tejmbushur”.

Fushata Trump tha se hyrja në arenë ishte planifikuar të bëhej e lirë dhe jo me bileta.

“Të majtët gjithmonë mashtrojnë veten duke menduar se janë të zgjuar. Të regjistrohesh për një tubim thjesht nënkupton se ke konfirmuar pjesëmarrjen duke dhënë numrin e celularit, ” tha zëdhënësi i fushatës Trump, Tim Murtaugh në një deklaratë. “Por ne i falënderojmë ata për informacionin e tyre të kontaktit.”

Menaxheri i fushatës Brad Parscale tha se stafi i tij i veçon numrat e rremë dhe pikërisht kështu kishin vepruar me dhjetra mijëra numra celularësh, për të llogaritur pjesëmarrjen aktuale.

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikëseve në Tulsa i tha agjencisë së lajmeve Reuters se numri i njerëzve arrinte afërsisht në 6,200.

Sipas disa njoftimeve, kishte qenë një video në TikTok e postuar nga Mary Jo Laupp, me hashtagun #TikTokGrandma, që kishte luajtur rol në regjistrimet falso. Videoja tani ka marrë më shumë se 700,000 pëlqime.

Këshilltarët e fushatës së zotit Trump e shihnin tubimin, i pari për zgjedhjet e nëntorit, si një mënyrë për të rigjallëruar bazën e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRNDARJA E COVID-19/ Cilat janë BASHKITË e Shqipërisë nuk kanë ASNJË rast të shënuar me koronavirus (DETAJET)
Previous article NEGOCIATAT/ Mblidhet PE, flet shefja e ONM: Shqipëria ka përparësi në luftën kundër krimit

F.autor

Postime të ngjashme

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT