• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I BILLËS/ Avokati i Viktor Markut: U arrestua pa urdhër-ndalimi. Nipi i tij student i shkëlqyer, kaloi pranë vendit të krimit se… (DETAJET)
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I BILLËS/ Avokati i Viktor Markut: U arrestua pa urdhër-ndalimi. Nipi i tij student i shkëlqyer, kaloi pranë vendit të krimit se… (DETAJET)

22 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Avokati i Viktor Markut, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa e cilësoi të paligjshëm arrestimin e klientit të tij, pasi nuk është konstatuar asnjë urdhër-ndalimi. Në një prononcim për mediat, përfaqësuesi ligjor i Markut, që u arrestua në Mal të Zi, theksoi se policia duhet të gjejë autorët e vërtetë të krimit. Mes të tjerash ai tha se të dt, dajë e nip, Viktor Marku dhe Sebastian Mali, nuk kanë lidhje me ngjarjen, ndërsa theksoi se ky i fundit ishte një student i shkëlqyer i Juridikut. Ai shtoi se Sebastian Mali kishte kaluar në atë rrugicë ku kishte ndodhur krimi (Në zonën e komunës së Parisit) për të blerë gjëra personale.

“Janë disa shkelje në ndalimin e klientit tim. Janë procedura që i di mirë Policia Gjyqësore. Në relatimin që u bë, nuk konstatohet një urdhër-ndalimi. Kodi parashikon që të ketë urdhër-ndalimi, dhe kjo nuk u konstatua. Kjo ishte A-ja! Janë nip e dajë, nuk kanë lidhje me ngjarjen, policia të gjejë autorët. Sebastian Mali është student i Juridikut, student i shkëlqyer, Ai ka të drejtë që të lëvizje rrugicave, ka shkuar që të blejë gjëra personale.”, pohoi avokati. Ndërkohë, mësohet se vet Marku ka mohuar akuzat, ndërsa u shpreh se ishte në Mal të Zi për punë dhe se nuk kishte lidhje me ngjarjen në fjalë.

Kujtojmë se Organi i akuzës ka dyshime se Viktor Marku shfaqet në një moment në kamera teksa zbret nga makina ‘Smart’ marrë me qira dhe ngjitet në automjetin ‘Mercedez benz’ i vjedhur në Shkodër që u përdor në atentat. Prokuroria thotë se në makinë është ngjitur dhe një person i dytë. I arrestuari Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, që u vra nga Hekuran Billa në Angli në tetor të vitit 2006, ngjarje për të cilën Billa u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatat britanike dënim i konvertuar me 25 vite sipas legjislacionit shqiptar. Ndërkohë, është shtyrë për nesër seanca për Viktor Markun, pasi Gjykata kërkoi materiale shtesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MALI I ZI "FRENON" COVID-IN NË SHQIPËRI/ Në mesnatë mbylli kufirin, lejohet vetëm hyrja tranzit me tampon
Previous article E RËNDË/ Futbollisti 24-vjeçar i kombëtares togelse humb jetën nga malaria

s.autor

Postime të ngjashme

NIS FAZA E DYTË E APLIKIMIT TË KREDISË SË BUTË/ Lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni Aktualitet

NIS FAZA E DYTË E APLIKIMIT TË KREDISË SË BUTË/ Lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni

JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur Aktualitet

JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur

U DËNUA ME BURG PËRJETË PËR VRASJEN E DHËNDRIT/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel Aktualitet

U DËNUA ME BURG PËRJETË PËR VRASJEN E DHËNDRIT/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT