Një 22-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Kretë, Greqi.
Mësohet se 22-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë ende me dije është gjetur i pajetë brenda banesës së mikut të tij, ku qëndronte prej kohësh.
Kur shoku i tij u zgjua në mëngjes pa se 22-vjeçari nuk po merrte frymë dhe ka telefonuar menjëherë ambulancën.
Sakaq, trupi i pajetë është dërguar në morg dhe pritet autopisa për të mësuar shkakun e vdekjes.
Mediat greke raportojnë se 22-vjeçari kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu. Personi në fjalë ishte përdorues i lëndës narkotike dhe dyshohet se shkak i vdekjes së tij është bërë mbidoza


