• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK KA IKUR/ Paralajmërohet vala e dytë e Covid: Çfarë është dhe a po vjen ajo?
Home
Jetë

NUK KA IKUR/ Paralajmërohet vala e dytë e Covid: Çfarë është dhe a po vjen ajo?

21 June, 2020 F.autor Jetë

Koronavirusi nuk është larguar. Disa vende, vazhdojnë të përballen me epidemi të mëdha, por edhe ato që aktualisht e kanë virusin nën kontroll, druajnë valën e dytë.

Faza e dytë e gripit spanjoll, një shekull më parë, ishte më vdekjeprurëse se e para. Por, a është një valë e dytë e paevitueshme dhe sa e rëndë mund të jetë ajo.

Pikë së pari, çfarë është një valë e dytë. Ekspertët thonë se mund ta mendoni atë si valët e detit. Numri i infeksioneve rritet dhe më pas bie sërish, cdo cikël është një valë koronavirusi. Sidoqoftë, nuk ka një përcaktim zyrtar. Disa e përshkruajnë çdo rritje si një valë të dytë, por shpesh ajo është një goditje e valës së parë.

Kjo po ndodh në disa shtete amerikane. Për të thënë se një valë ka përfunduar, virusi duhet të jetë vënë nën kontroll dhe rastet të kenë rënë ndjeshëm.

Që një valë e dytë të fillojë, duhet të ketë një rritje të vazhdueshme infektimesh. Zelanda e re, që ka patur rastet e para pas 24 ditëve pa koronavirus dhe Pekini që po përballet me një shpërthim të ri pas 50 ditësh pa virus, nuk janë në këtë pozicion.

Por, disa shkencëtarë argumentojnë se Irani mund të jetë duke plotësuar tani kushtet për një valë të dytë. Sidoqoftë, e qartë është se virusi vazhdon të jetë mes nesh dhe nuk është më pak vdekjeprurës apo më pak infektues se sa në fillim të 2020.

Izolimet kanë shkaktuar probleme të mëdha në të gjithë botën duke shkatërruar vende pune, duke prekur shëndetin e njerëzve dhe duke i mbajtur fëmijët larg shkollave.

Por ato kanë kontrolluar virusin. Tani, pikëpyetja kryesore është si të mbahet ai nën kontroll duke minimizuar pengesat. Askush nuk është 100 për qind i sigurt, se sa larg mund të shkojmë….

Ndaj masat po hiqen me faza dhe mënyra të reja për kontrollin e koronavirusit, si psh gjurmimi i kontakteve apo maskat mbrojtëse, po aplikohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TIRANË/ Po punonin në një shtëpi private, bien nga lartësia dy punëtorët
Previous article PO PAGA? Messi përjetë te Barcelona, gati rinovimi i kontratës

F.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT