• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA BOTËRORE E MUZIKËS/ Rehabilitohet lulishtja “Frederic Chopin” në hyrje të Liqenit Artificial
Home
Sociale

DITA BOTËRORE E MUZIKËS/ Rehabilitohet lulishtja “Frederic Chopin” në hyrje të Liqenit Artificial

21 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Veliaj: “Rikthyem një bizhu në qytet; Gjatë pandemisë kemi rehabilituar hapësirat publike”

Nga sot, qytetarët e Tiranës kanë një lulishte të rehabilituar në hyrje të Liqenit Artificial, Në Ditën Botërore të Muzikës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me ambasadën polake dhe atë franceze, përuroi lulishten e re që mban emrin e kompozitorit të njohur polak, Frederic Chopin. Në ceremoni morën pjesë Kryebashkiaku Erion Veliaj, Ambasadori i Polonisë, Karol Bachura, Ambasadorja e Francës, Christina Vasak dhe Kryetari i Shoqatës “F. Shopen”, Zhani Ciko.

Veliaj tha se kryeqyteti ka nga sot një tjetër bizhu, ndërsa theksoi se një fokus të veçantë ka edhe nisma për rehabilitimin e hapësirave publike. “Ky është një vit përvjetorësh; është përvjetori i Chopin, është edhe përvjetori i Tiranës kryeqytet. Një nga nismat që mund të funksionojë edhe në kohë pandemie është rehabilitimi i hapësirave publike në qytet. Sheshi “Chopin” është hyrja kryesore e Liqenit Artificial të Tiranës, pra është një reflektim i fundit pare se të futemi në një mjedis më të qetë dhe më të pastër. Ndaj, më vjen mirë që kjo portë e Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës, sot ka dalë në dritë; është një bizhu e pastruar nga pluhuri, ka marrë shkëlqim, është kuruar me detaje, dhe besoj se do të kthehet në një hapësirë reflektive të çfarë do të thotë sot të jesh njeri i mirë, i talentuar, por edhe evropian i mirë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se vetë figura e kompozitorit të njohur, që lindi në Poloni dhe u transferua në Francë, është një sinonim edhe i shumë historive të suksesit të Shqipërisë. “Para pak ditësh ishim me Inva Mulën për të hapur sallën “Avni Mula”, në shkollën “Servete Maçi”, tek rruga “e Dibrës” dhe kuptojmë se fatet i kemi të lidhura. Mund të lindim në Poloni, ose në Shqipëri, mund të fitojmë sukses në Paris, por mund të rikthehemi sërish dhe të kontribuojmë; besoj se Europa është mbështetur mbi këto themele. Ndaj, jam sot shumë i lumtur dhe mirënjohës për bashkëpunimin me Ambasadën Polake, me Ambasadën Franceze, me miqtë si Zhani Ciko, dhe të gjithë ata që e ruajnë me pasion”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi se Tirana do të rikuperojë shumë prej aktiviteteve publike prej pandemisë, ku sigurisht nuk do të mungojnë edhe ato që lidhen me muzikën e artin në përgjithësi. “Tani kemi pandemi, por do të vijë një ditë e bukur kur të mund të jemi të gjithë bashkë. Jam i sigurt se do t’i rikuperojmë edhe aktivitetet publike, me fokus muzikën dhe pasionin e atyre që prej muzikës, edhe prej miqësisë polako-franceze-shqiptare, janë bërë bashkë në organizime të tilla. Vërtetë jemi krenarë për gjërat që janë origjinale, historike shqiptare, por jemi gjithashtu pjesë e një stofi europian, ku frymëzimi që na vjen nga figura si Chopin, do të na shoqërojë teksa mobilizohemi të jemi akoma më aktivë si pjesë e Europës”, u shpreh kryebashkiaku.

Ambasadori polak, Karol Bachura, shprehu mirënjohjen ndaj Bashkisë së Tiranës për vëmendjen që tregon ndaj artit dhe personaliteteve të tilla si Frederik Chopin. “Jemi jashtëzakonisht të lumtur që me kreun e Bashkisë ne ia dolëm mbanë që të rikonstruktonim këtë shesh e gjithashtu të mundësonim vendosjen e ndriçimit për të bërë të mundur dukshmërinë e monumentit edhe gjatë natës”, u shpreh Ambasadori Bachura. Ndërsa, ambasadorja franceze Christina Vasak e cilësoi figurën e Chopin një figurë evropiane.

Në Shqipëri funksionon edhe Shoqata “Frederik Shopen” me maestron Zhani Ciko në krye dhe ku kultivohen virtuozë të brezit të ri, të dashuruar me muzikën shopeniane. “Një gjë shumë e bukur, është një kartelë që do i shërbejë turizmit. Në emër të shoqatës jam vërtetë shumë i kënaqur, sepse është shoqata më e vjetër artistike, prej viteve ’90-të me njerëz seriozë, me njerëz që duan kulturën, artin, muzikën dhe që i shërbejnë me devocion artit”, tha maestro Ciko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGACMOI SEKSUALISHT 5-VJEÇAREN/ Gjykata lë në burg 48-vjeçarin. Asnjë avokat nuk pranon ta mbrojë, i caktohet kryesisht (DETAJET)
Previous article NOAH I VOGËL HEDH HAPIN E PARË/ Fatma nuk mund të ishte më e lumtur se kaq dhe ndan momentet e ëmbla (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT