• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMOI ME ARMË KOMPLEKSIN “EIFFEL”/ Lihet në burg autori, zbardhet dëshmia: Armët i gjeta në tunelet e…
Home
Aktualitet
Kronikë

SULMOI ME ARMË KOMPLEKSIN “EIFFEL”/ Lihet në burg autori, zbardhet dëshmia: Armët i gjeta në tunelet e…

21 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata ka lënë në burg pa afat Gëzim Harokun i arrestuar për sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel” në autostradën Tiranë- Durrës, teksa më pas iu zbulua arsenali i armëve të rënda në shtëpi në Yrshek. Prokuroria ngriti akuzën për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje.

Report Tv mëson se Haroku ka mohuan përfshirjen në sulmin me armë ndaj kompleksit, ndërsa ka pretenduar se armët i ka gjetur në një tunel në Kashar. Ndrkohë që armët që iu gjetën u dërguan në laboratorin shkencor për të parë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Në kërkim vijon që të jetë Erigers Mihasi, një person shumë i njohur në botën e krimit.

Kush është Gëzim Haroku?
Gëzim Haroku është pronari i shtëpisë në Yrshek, i cili e kishte kthyer këtë banesë në një bazë armatimi. Ai akuzohet se bashku me Erigers Mihasin janë autorët e atentatit tek kompleksi “Eiffel” më 15 qershor. Emri i tij nuk është i lidhur me ngjarje të tjera kriminale, ndryshe nga Mihasi, por sipas policisë ai është pjesëtar i grupit kriminal.

Kush është Erigres Mihasi?
Erigres Mihasi, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i sulmit me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, është një personazh i botës së krimit i liruar në muajin korrik 2019 nga prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços. Ai ishte mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish- policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigres Mihasi është shok i Ervis Martinajt.

Si ndodhi sulmi në kompleksin ‘Eiffel’?
Më 15 qershor rreth orës 00:35 u qëllua ndaj kompleksit ‘Eiffel’ që gjendet në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, fatmirësisht pa persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Pronari i këtij Kompleksi është Enver Çaushi. Ky i fundit është daja i Elton Deliut, të vrarë në Tiranë dy ditë para ndërrimit të viteve. Vrasja është kryer brenda apartamentit të tij, ku e vdekur ka mbetur dhe nëna e tij. Pronari i këtij biznesi, Enver Çaushi deklaroi se shenjestër nuk ka qenë kompleksi i tij, por ndonjë nga banesat përreth. Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, e ndërsa si autorë të dyshuar janë Gëzim Haroku i arrestuar, dhe është shpallur në kërkim miku i Ervis Martinajt, Erigres Mihasi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ Pendarovski fajëson bashkësitë fetare: Qeveria, qasje selektive ndaj tyre. Kontribuuan të shpërndahet më shumë
Previous article COVID-19/ Çfarë i pret turistët pas karantinës?

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT