• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I ZBULOI MAKINA/ Marku hyri ilegalisht në Shqipëri, mori ‘Smart’-in me qira për vrasjen e Billës, tregtari i nxori emrin në polici (DETAJET)
Home
Breaking News

I ZBULOI MAKINA/ Marku hyri ilegalisht në Shqipëri, mori ‘Smart’-in me qira për vrasjen e Billës, tregtari i nxori emrin në polici (DETAJET)

21 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Megjithëse dalja e fundit nga Shqipëria, e regjistruar në TIMS e Viktor Markut, vëllait të Prel Markut vrarë në 2006 në Londër, daton në 19 janar 2020, sërish për policinë dhe prokurorinë e Tiranës, nuk ka asnjë mëdyshje për autorësinë e ekzekutimit të Hekuran Billës. “…Daja Viktor Marku dhe nipi i tij Sebastian Mali, janë autorët kryesorë të vrasjes me 19 plumba ndaj Hekuran Billës. Vrasja është e qartë që u krye për gjakmarrje, dhe për të shuar çdo provë personat kanë përdorur dy automjete të mara me qira dhe një automjet të vjedhur, të cilin e kanë djegur më pas në Pezë të Vogël. Tashmë po hetojmë për identifikimin dhe arrestimin e dy personave të tjerë që kanë qenë në rolin ndihmës të Viktor Markut dhe nipit të tij. Këta persona që kanë marrë pjesë në këtë ekzekutim, janë miq të familjes Marku…”-tha një burim pranë prokurorisë së Tiranës.

Emri i Viktor Markut, në këtë çështje dhe që nxori zbuluar prezencën e tij në Shqipëri, ka dalë nga një tregtar makinash në Shkodër, i cili rezulton ti kishte dhënë disa ditë para atentatit në Tiranë, një makinë tip “Smart” me qira pikërisht Viktor Markut. Siç e përmendëm më lart, Marku për policinë e Tiranës duke ju referuar dhe sistemit TIMS, rezultonte jashtë vendit qysh prej datës 19 janar 2020. Por pikërisht kjo dëshmi e tregtarit të makinave në Shkodër, e ka nxjerrë zbuluar,vëllain e Prel Markut, Viktorin. Vetëm një ditë pas atentatit me 19 plumba ndaj Hekuran Billës në Tiranë, policia ka bërë shpalljen në kërkim policor të Viktor Markut, pasi ai nuk është gjendur në banesën e tij. Ndërsa nga ana tjetër familjarët e tij i pohuan policisë se Viktori ndodhej jashtë shtetit. Por thëniet e tregtarit në Shkodër dhe verifikimi i disa pamjeve filmike të lokaleve, bënë që policia të bindej se Viktor Marku, ndodhej pikërisht në Shqipëri.

”…kuptohet qartë se hyrja në Shqipëri e Viktor Markut është kryer pa u regjistruar në sistemin TIMS. Madje dhe dalja e tij në Malin e Zi është kryer pa u regjistruar në kufi, çka të bën të mendosh se ka dalë përmes rrugëve të kufirit të gjelbërt…”-tha një burim pranë prokurorisë. Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës, plani ka qenë i detajuar për të kryer një ekzekutim mafioz, por gjatë rrugës autorët kanë lënë shumë prova, çka solli dhe identifikimin e tyre të shpejtë. Aq më tepër, që në minutat e para të vrasjes së Hekuran Billës, dyshimet e para ranë mbi konfliktin e gjakmarrjes me familjen Marku në Dukagjin të Shkodrës. Në dosje policia dhe prokuroria evidentojnë se në këtë atentat janë përdorur tre makina, një automjet tip “Benz-Mercedes” nga është qëlluar në drejtim të Hekuran Billës dhe më pas i gjendur i djegur, një automjet tjetër me të cilët autorët janë larguar, dhe një automjet tip “Nissan Micra” i marrë me qira nga Sebastian Mali, për të mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Hekuran Billës në Tiranë.

Sipas prokurorisë ky automjet “Nissan Micra” u sekuestrua në një pikë të dhënies së makinave me qira. Duke ju referuar gjithnjë informacionit nga policia, nipi i Viktor Markut, Sebastian Mali është paraqitur në mbrëmjen e 11 qershorit në këtë pikë të dhënies së makinave me qira. Mali ka shkuar me një makinë tip “Smart” që më vonë doli se ishte marrë edhe kjo me qira në Shkodër nga Viktor Marku. Në dëshminë që ka dhënë në polici punonjësi i makinave me qira në Tiranë, ka treguar se:”…rreth orës 20:30 të 11 qershorit ka ardhur një person me një makinë “Smart” dhe është identifikuar me emrin Sebastian Mali. Ka kërkuar një makinë më të madhe me qira, pasi siç pretendoi ai do shkonte të takonte të dashurën e tij dhe të bënte disa pazare me të, dhe i duhej mjet më i madh. Na u lut që të linte makinën “Smart” në parkimin e pikës tonë dhe ne e lejuam. Ai erdhi po atë mbrëmje së bashku me makinën “Nissan Micra” në orën 23:00. E parkoi, pagoi lekët e qirasë së makinës dhe është larguar me mjetin e tij “Smart…”.

Nga verifikimi i një sërë pamjesh filmike rezulton se Sebastian Mali me makinën “Nissan Micra” nuk ka shkuar të takojë të dashurën e tij dhe as të bëjë pazare me të. Filmimet nxjerrin zbuluar “Nissan Micran” teksa qëndron në ndjekje të makinës së bardhë me të cilën lëvizte, Hekuran Billa. Në disa pamje filmike “Nissan Micra” duket qartë se i paraprin makinës tip “Benz-Mercedez” nga u qëllua në drejtim të Hekuran Billës, çka të bën të dyshosh se Sebastian Mali, ishte njeriu që ka koordinuar veprimet e qitësve me vendndodhjen e objektivit të tyre Hekuran Billa. Për këtë ngjarje të rëndë ku mbeti i vrarë me 19 plumba Hekuran Billa, sot pritet të dalë para gjykatës së Tiranës Sebastian Mali, i cili do njihet me masën e “arrestit në burg” që do kërkojë përfaqësuesi ij prokurorisë. Ndërsa daja i tij Viktor Marku, i arrestuar nga policia malazeze, pritet të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e “arrestit në burg” ditën e hënë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET ANGLIA/ Sulm me thikë në park, tre të vdekur (FOTO)
Previous article KULTIVUAN 92 FIDANË KANABIS NË PYLL/ Arrestohen tre të rinj në Tepelenë

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT