• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KULTIVUAN 92 FIDANË KANABIS NË PYLL/ Arrestohen tre të rinj në Tepelenë
Home
Aktualitet
Kronikë

KULTIVUAN 92 FIDANË KANABIS NË PYLL/ Arrestohen tre të rinj në Tepelenë

21 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tepelenës ka arrestuar ditën e sotme tre të rinj.

Mësohet se në bashkëpunim me njeri – tjetrin, ata kishin kultivuar 92 fidanë narkotikë kanabis një një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur Kobuz.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet që përdorej nga këta shtetas, katër aparate celular dhe sende të tjera.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kobuz”.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e komisariatit të policisë Tepelenë dhe ato të DVP Gjirokastër nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrollit të territorit, si dhe pas një hetimi disa javor, finalizuan me sukses operacionin “Kobuz”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit K. M., 29 vjeç banues në Memaliaj; Sh. K., 18 vjeç dhe M. K., 24 vjeç banues në fshatin Salari, Tepelenë.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore dhe policore, u bë e mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas në drejtim të tentativës për të kultivuar kanabis.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin në vendin e quajtur Kobuz , në një zonë të fshatit Gusmar të Njësisë Administrative Kurvelesh, një një zonë të pyllëzuar, kishin kultivuar 92 fidanë narkotikë kanabis.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automjet që përdorej nga këta shtetas, katër aparate celular dhe sende të tjera.

Kontrolli i territorit do vijojë pandërprerë me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e cdo tentative për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ZBULOI MAKINA/ Marku hyri ilegalisht në Shqipëri, mori 'Smart'-in me qira për vrasjen e Billës, tregtari i nxori emrin në polici (DETAJET)
Previous article MERRET VENDIMI/ Libri i John Bolton do të publikohet, gjykata hedh poshtë kërkesën e administratës Trump

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT