• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRCËNIMI I BIZNESMENIT NË BULQIZË/ I dyshuari flet nga arratia: S’kam konflikt me Ballën, ishim duke pirë kafe kur më tha…
Home
Aktualitet
Kronikë

KËRCËNIMI I BIZNESMENIT NË BULQIZË/ I dyshuari flet nga arratia: S’kam konflikt me Ballën, ishim duke pirë kafe kur më tha…

20 June, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Feruzan Shehu, i dyshuari kryesor për ngjarjen e djeshme të ndodhur në Bulqizë, ku u kërcënua dhe u qëllua drejt biznesmenit Gëzim Balla, ka treguar versionin e tij.

Shehu thotë për news 24 se nuk ka konflikt me Ballën, por zbulon se duke pirë kafe një ditë biznesmeni i premtonte se do i jepte lekë pasi të merrtë ndonjë tender.

Shehu pasi mësoi që kishte marrë tenderin e rrugës në Fushë- Bulqizë e telefonoi dhe i kërkoi para, por Gëzim Balla e ofendoi. Ai tha se ofendimet kanë vazhduar më pas nga të dyja palët.

Më pas Ferzuan Shehu thotë se kur shkuan për t’u takuar pa që Gëzim Balla po vinte me policë të cilët qëlluan në drejtim të tij.

“Quhem Feruzan Shehu nga Bulqiza. Arsyeja që më akuzojnë për gjobvënie dhe kanosje me armë nuk janë të vërteta, dhe që i kam vënë gjobë Gëzim Ballës. Dua drejtësi. Asnjëlloj gjëje, thjesht kam pirë rrallë kafe me të. Ishim duke pirë kafe, dhe më tha merresh me ndonjë gjë, jo i thash nuk merrem. Mirë më tha të ndihmoj unë kur të marr ndonjë tender. Ishim duke pirë kafe këtu në qendër. Momentin kur dëgjova që kishte marrë tenderin, e mora në telefon, ai më ofendoi, unë ofendo, ai më ofendoi. Ato janë manipulime të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës dhe komisariatit. Të hapin bisedat që kam bërë me Gëzim Ballën. Ka qenë manipulimi i kryebashkiakut të Bashkisë dhe jo me Gëzim Ballën. Unë s’kam pasur armë. Më kanë gjuajtur policët. I thashë ku je, që të ngatërroheshin me grushta. Ai erdhi me policët që rrinë tapë gjithë ditën duke pirë. Konfliktin e kam me kryetari i Bashkisë dhe jo me Gëzim Ballën. I kanë çuar policët nënës time dhe i kanë thënë që unë t’i kërkoj falje Lefter Allës ose do shkoj në burg. Manipulime që të më ekzekutojnë mua që ai tjetri të punojë në galerinë time. Arsyeja është se në komisariatin e Bulqizës e komandon Alla. Unë jam në kërkim prej shtator të 2019 jam në kërkim. Policët qëlluan në drejtimin tim. Jam në kërkim prej shtatorit, kam pas bërë një ngatërresë me disa çuna për dhunë me grushta dhe ma quajtën dhunë me dashje. Nuk e kam me Gëzim Ballën”,- tha Feruzan Shehu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Alfred Cako: Tani do të jetojmë nga 600 vite, në Elbasan u gjetën trupa nga 6-7 metra të gjatë por i mbajnë të fshehtë
Previous article SUPERIORJA/ Bylisi mposht Skënderbeun, korçarët dorëzohen në minutat e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT