Mjeku Pëllumb Pipero është pyetur pasditen e sotme se sa herë e ka kryer testin e koronavirusit, meqënëse është në kontakt të vazhdueshëm me të infektuar në spitalin Infektiv.
Pipero u tregua i sinqertë dhe tregoi se në fakt nuk e ka bërë asnjëherë testin e koronavirusit, pasi theksoi se nuk ka pasur asnjë shenjë deri më tani.
“Nuk e kam kryer asnjëherë se nuk kam pasur asnjëherë asnjë shenjë. Tamponi është metodë diagnostikuese. Vazhdoj të jem i paprekur nga virusi”, theksoi infeksionisti në emisionin “Kjo Javë”.


