• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË THONË MOS DIL SE NA TREMB…”/ Pipero: Ju garantoj që në Shqipëri s’do ketë virus nëse..
Home
Sociale

“MË THONË MOS DIL SE NA TREMB…”/ Pipero: Ju garantoj që në Shqipëri s’do ketë virus nëse..

20 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pëllumb Pipero tha sot në emisionin ‘Kjo javë’ se informacionet e rezervuara për publikun apo median janë të tilla deri në momentin e sigurimit që informacioni është i saktë, prandaj kërkoi që të mos ketë keqkuptime.

Mjeku i njohur infeksionist tha se duke qenë se sezoni i plazhit ka ardhur, njerëzit nuk duhet të frikësohen për të shkuar në plazh, pasi dielli dhe rëra janë shëruese, jo të dëmshme.

Pipero bëri sërish apel për zbatim të masave, madje siguroi se në vendin tonë do ketë shumë pak ose aspak raste nëse njerëzit ndërgjegjësohen më shumë dhe zbatojnë protokollet e vendosura nga institucionet.

Përsa i përket valës së dytë, ai tha se nuk do të ketë një të tillë, por virusi do të vazhdojë të bashkëjrtojë me ne, për sa kohë nuk është shpikur vaksina.

Tufa: Pse informacionet janë kaq të rezervuara për publikun?

Pipero: Unë mendoj që informacioni për publikun është shumë i rëndësishëm. Por duhet të bëjmë dallimin me lajmin dhe informacionin. Nëse ne një informacion nuk e japim në kohën e duhur, e bëjmë pasi duam të jemi të sigurt jo për shkak censure. Unë jam një nga ata zëra që më është thënë dil jep një mesazh, jo mos dil. Shpeshherë jemi bërë dhe të mërzitshëm. Kam dhe këshilla të njerëzve që më thonë mos dil më se trembemi. Por them që dalja publike dhe këshillat janë të domosdoshme. Mos harroni të lani duart dhe kaq mjafton ta mbani virusin larg.

Tufa: A duhen publikuar emrat e pacientëve me Covid?

Pipero: Jo

Tufa: Çfarë duhet patur parasysh përsa i përket sezonit të plazhit?

Pipero: Për mua bregdeti, deti, rëra, dielli, nuk janë të dëmshëm, por të shëndetshëm. Ky virus ka treguar që nuk transmetohet nga uji, e sidomos nga uji i detit. Të mbarojmë punë në det e të shkojmë në çadër, jo të rrimë të takojmë njerëz.

Tufa: Po pishinat që kanë klor, se klori është armik i virusit, pse vijojnë të mbyllura?

Pipero: Nuk e di, mesa di unë nuk janë rekomanduar pishinat e brendshme, jo ato të hapura? Po respektuam protokollet, po ruajtëm distancën, po zbatuam masat, ju garantoj që duke filluar që tani, në Shqipëri do ketë pak ose aspak qarkullim të virusit.

Tufa: Sa rrezikohet një tjetër mbyllje?

Pipero: Kthim mbrapa nuk ka, jam i bindur. Po duhet të zbatojmë masat. Edhe karatina nuk është zgjidhje, por zgjedhje, për të luftuar goditjen e parë.

Tufa: Sa info ka për valën e dytë?

Pipero: Janë të dyzuara mendimet, nëse flasim për viruse respiratorë, janë sezonalë. Ky virus nuk është 100% respiratorë, ka dhe pak shanse që të pësojë mutacione. Por nuk besoj se do ketë një valë të dytë. Do jetojë mes nesh dhe do të ketë vazhdimësi, për sa kohë nuk është gjetur vaksina. Nuk kemi një valë të dytë.

Tufa: Si e pritët vlerësimin si ‘Qytetar Nderi’ në Skrapar, si ndiheni?

Pipero: Ndihem dy herë skrapali, nder shumë i madh, e vlerësoj shumë. Jam qytetar nderi i atij vendi ku kam lindur. Ma komunikoi kryetari i bashkisë në një mbledhje të këshillit bashkiak. U ndjeva shumë mirë, shumë krenar dhe shumë i papërgatitur. Shpresoj ta meritoj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Doli nga spitali infektiv pasi u përmirësua, 68-vjeçari me COVID vdes rrugës për në Gjirokastër
Previous article MATURA SHTETËRORE/ Dalin rezultatet e provimit të gjuhës së huaj, QSHA publikon notat

F.autor

Postime të ngjashme

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve Aktualitet

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael Aktualitet

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT