• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLET PËR VËLLEZËRIT BUDINA/ Pipero: Nëse kanë dyshime të bëjnë test të dytë dhe vërtetohet, ne iu rekomandojnë të rrinë në shtëpi
Home
Sociale

FLET PËR VËLLEZËRIT BUDINA/ Pipero: Nëse kanë dyshime të bëjnë test të dytë dhe vërtetohet, ne iu rekomandojnë të rrinë në shtëpi

20 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero thotë se vëllezërit Budina nëse kanë dyshime për testin që u është bërë për Covid-19 dhe ku ata dolën pozitivë, mund të bëjnë një test të dytë sepse ai vërteton rezultatin. Ai nuk përjashtoi mundësinë dhe që testi i parë të mos jetë 100% i saktë.

“Është fare e thjeshtë, nuk duhet të harrojmë që raste fallco pozitiv ka kudo në botë. Secili nga ne që nuk ka shenja, mendon se s’ka pasur ku të infektohet, mund të bëj një test të dytë dhe kjo vërtetohet. Edhe nëse ata mendojnë se analiza s’është e saktë, mund të bëjnë një test të dytë dhe e verifikojnë. Por këtyre personave ne iu rekomandojmë që të qëndrojnë 7 deri në 10 ditë në shtëpi të monitorojnë veten”, tha mjeku.

Më tej, ai tha se shumica e të prekurve me covid-19 sipas studimeve botërore nuk shfaqin shenja. Por kjo u shpreh Pipero nuk jep siguri se ata nuk mund të shfaqin shenja deri në ditët e fundit të infeksionit.

“Studimet dëshmojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve që bien në kontakt me virusin e kalojnë pa shenja klinike. Kjo s’do të thotë se meqë s’ke shenja, nuk je burim infeksioni për të tjerët. Ose nëse s’ke shenja klinike në fillim, s’do kesh deri në përfundim. Por shumica e kalojnë pa shenja.

Por këta persona duhet të monitorojnë gjendjen e tyre, temperaturën, frymëmarrjen. Dhe nëse kanë probleme, të telefonojnë 127”, përmbylli ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJMI I FUNDIT/ 3 futbollistë në Shqipëri dyshohen me COVID-19, klubi i izolon menjëherë
Previous article "STUDIMI I OXFORDIT...:/ Pipero zbulon skemën e mjekimit në Infektiv për të prekurit me koronavirus

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT