Ditën e sotme është mbyllur kosultorja e fëmijëve në qyetin e Pogradecit.
Bëhet me dije se një mjek dhe dy infermiere të kësaj qendre kanë rezuluar pozitiv me koronavirus.
Sakaq, punonjësit e tjerë të kësaj konsulte janë futur në karantinë.
Ndërkohë që njësia vendore e kujdesit shëndetsor ditën e sotme ka marrë tamponë të tjerë të personave të kontaktit kryesisht familjarë të tyre, por dhe nënave dhe fëmijeve që janë vizituar pranë kësaj qendre shëndetsore gjatë ditëve të fundit.
Nga ana e mjekëve epidemiologë është bërë e mëndur marrja e tamponëve edhe të personave të tjerë kontakte dhe familjarë të mjekut dhe infermierëve por edhe të nënave me fëmijë që janë vizituar pranë kësaj qendre këto ditë. Nga ana tjetër mësohet se ambientet e kësaj konsultore i janë nënshtruar dezinfektimit.
Kujtojmë që vendi ynë prej disa kohësh ka shënuar një numër të lartë të rasteve me koronavirus. Ditën e sotme u konfirmuan 53 raste me Covid-19 gjatë 24 orëve, 3 prej të cilëve ishin në qytetin e Pogradecit.


