• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Shënohet një tjetër viktimë nga COVID-i, 53 raste të reja, MSH: Shtrime të moshave të reja te Infektivi…
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Shënohet një tjetër viktimë nga COVID-i, 53 raste të reja, MSH: Shtrime të moshave të reja te Infektivi…

20 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv duke humbur luftën me COVID-in duke e çuar në 43 numrin e viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri. “Në 24 orët e fundit një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesin e mjekëve. 70 vjeçarja e prekur nga Covid19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës” thekson ministria e Shëndetësisë. Për fat të keq vijon që të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet. Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo asimptomatikë të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar deri në shërimin e tyre të plotë. “Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit. Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim” thotë ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (20 Qershor 2020)

Testime totale 23126

Raste pozitive 1891

Raste të shëruara 1126

Raste Aktive 722

Humbje jete 43 (Qarku Tiranë 23, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 336

Durrës 143

Shkodër 116

Vlorë 49

Fier 31

Lezhë 14

Korçë 13

Elbasan 10

Kukës 7

Gjirokastër 2

Berat 1

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOI TË VRASË ME THIKË DHËNDRIN PAS KONFLIKTIT/ Arrestohet vjehrri 53-vjeçar
Previous article NISIN HOMAZHET PËR MOIKOM ZEQO/ Majko: Mbetet më i miri në PS...

s.autor

Postime të ngjashme

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT