• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“PROMOVIMI I LIBRIT”/ Bardhyli: Fond për botuesit e huaj të botojnë autorët shqiptar
Home
Libri

“PROMOVIMI I LIBRIT”/ Bardhyli: Fond për botuesit e huaj të botojnë autorët shqiptar

19 June, 2020 F.autor Kulturë, Libri

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka zgjedhur hapjen e fondit të përkthimit nga gjuha shqipe në gjuhë të tjera, për të përuruar hapësirat e reja të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, një institucion i ri dedikuar librit në vend.

Drejtorja e QKLL-së Alda Bardhyli e quajti promovimin e librit shqip në skenën ndërkombëtare si një nga prioritetet e këtij institucioni. “Promovimi i librit dhe autorit shqiptar në gjuhë e kultura të tjera do të jetë në fokus të punës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Ky fond i bërë publik sot është një ftesë për gjithë botuesit e huaj që të aplikojnë deri më 20 korrik. Por mbështetja jonë nuk do të mbetet vetëm në këtë fond. Ne kemi nisur komunikime me institucione ndërkombëtare të librit për të krijuar më shumë hapësira dialogu për autorët shqiptar”, tha Bardhyli. Sipas saj, QKLL do ti japë mundësi autorëve shqiptarë të jenë të pranishëm në ngjarjet kryesore të librit në rajon, si një mënyrë për të promovuar vlerat tona më të mira.

E konceptuar si një hapësirë bashkëkohore, QKLL tashmë ka nisur punën për të vijuar prioritet në shërbim të librit shqip. “Tashmë libri ka një institucion dedikuar atij, ne do të mbështesim Qendrën në vizionin e saj në shërbim të librit në vend”, tha Ministrja Margariti.

Vetëm një javë më parë QKLL hapi fondin e letërsisë për fëmijë, një ftesë për të mbështetur autorët shqiptar që shkruajnë në këtë gjini. ”Ne e kemi shpallur muajin qershor si muajin e letërsisë për fëmijë. Është shumë e rëndësishme të rrisim ndjeshmërinë ndaj një tradite që ka të bëjë me edukimin, pasi edukimi nis që tek fëmijët. Ky fond kërkon të mbështesë dhe frymëzojë autorët e rinj drejt një gjinie shumë pak të lëvruar këto vite”, tha Bardhyli.

Sipas saj situata e krijuar me Covid 19 ka bërë që të kërkohet një formë e re komunikimi përmes librit, në rrugët e reja që ti jep teknologjia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Tifozi më i çmendur i Napolit, shikoni si feston pas triumfit në Kupën e Italisë
Previous article TUNELI I LLOGARASË/ rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit. Për 10 minuta nga Orikumi në Palasë

F.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT