Një raste i ri me Covid është raportuar në Vlorë.
Mësohet se ka rezultuar pozitiv me Covid burri i kuzhinieres së kopështit nr.9 në Vlorë.
Gruaja e tij e cila shkonte çdo ditë në punë në kopësht, ka bërë testin dhe pritet që të dalë përgjigjia.
Sakaq bëhet me dije se testi u është bërë edhe anëtarëve të tjerë të stafit.
Ndërkohë derisa të dalin përgjigjet fax web bën me dije se është mbyllur edhe kopështi.


