Një rast i ri është konfirmuar me Covid-19 ditën e sotme në Elbasan.
Mësohet se një punonjës i sallës operative në Drejtorinë e Policisë Elbasan është infektuar pozitiv me koronavirus.
Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë rregjistruar 66 raste me Covid-19 dhe ka humbur jetën një 67 vjeçar nga Shkodra, duke e çuar në 39 numrin e viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.
Prej ditësh në Shqipëri janë regjistruar shifra të larta të rasteve pozitive me koronavirus, ku “rekordi” ishte të martën me 82 të infektuar.


