• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIM I FRIKSHËM/ Nëna denoncon djalin: Shtrojeni në spital. Është diagnostikuar me skizofreni të shfrenuar, më ndihmoni se do më vrasë
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËFIM I FRIKSHËM/ Nëna denoncon djalin: Shtrojeni në spital. Është diagnostikuar me skizofreni të shfrenuar, më ndihmoni se do më vrasë

18 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Edhe pse është diagnostikuar me skizofreni të shfrenuar prej 20 vitesh, Rikard Fecanji, sot 37 vjeç jeton nën një çati me nënën e tij, duke ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj saj. Ky është rrëfimi i frikshëm i një nëne që jeton e terrorizuar dhe detyrohet të denoncojë djalin e saj.

Para 6 ditësh ka qenë hera e fundit kur Luljeta është dhunuar nga i biri, i cili përveçse i sëmurë është përdorues i rregullt i lëndëve narkotike. E gjendur e dobët përballë kësaj situate, me sorollatje të vazhdueshme në dyer institucionesh, Luljeta sot denoncon rastin e saj në media.

“Djali ka 20 vjet që ka përdorur drogë dhe pas shumë kohësh u diagnostikua që vuan nga një sëmundje mendore, skizofreni e shfrenuar. E kemi kuruar dhe në Tiranë dhe në Elbasan. Tani kam 4 muaj që e kam në shtëpi. Unë e di se si, me frikë të më vrasë tani të më vrasë pastaj. Kërkon gjëra që unë nuk mund t’ia plotësoj dot dhe është i dhunshëm. Më rreh, më bën. Kam vajtur tek doktori më thotë nuk e pranon Elbasani. Dhe në polici kam vajtur, vijnë ata ai thotë jo nuk e godas. Më ndihmoni. Jam dhe vetëm, burri më ka vdekur se kur ishte ai, përgjigjej ai, vinte vërdallë, e shtronte. Unë nuk jam në gjendje, jam grua, është 37 vjeç djalë. Ai është i paparashikueshëm. Tani është mirë pastaj nuk dihet. Fle me frikë. Para 5-6 ditësh më ka dhunuar. Policia më dha urdhër mbrojtje. Jetojmë në një shtëpi. Nuk kam vëllezër as motra. Jam jetime. Ata thonë ta detyrojmë të bëjë krim që ta çojnë në spital. Të më vrasë mua pastaj ta çojnë në spital”, rrëfeu nëna e 37-vjeçarit të sëmurë.

Rikard Fecanji, është pacient prej shumë vitesh në qendrën komunitare të shëndetit mendor në Korçë, i klasifikuar për skizofreni të shfrenuar.
Në një komunikim jashtë kamerave me drejtorin e kësaj qendre Roland Lalaj, ai u shpreh për “BalkanWeb” se ky shtetas ka pasur më shume se 15 shtrime në spital psikiatrik.
Ai shton se ngërçi i vetëm është ne spitalin psikiatrik të Elbasanit, pasi janë shumë të rezervuar me shtrimet edhe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
Kohëve të fundit në qarkun e Korçës, persona që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor janë bërë autorë të krimeve të rënda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDOS DJALIN NË GJUMË ME NINULLA/ Gaz Pajës ka diçka që nuk i pëlqen tek kënga (FOTO)
Previous article "MARRËVESHA E DETIT ME GREQINË U PRISH NGA TURQIA"/ Rama: "Kazan" nuk ka vetëm në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

SKEMA KRIMINALE E FALSIFIKIMIT DHE TJETËRSIMIT TË PRONAVE/ “Rrumi” dhe 7 të tjerë dërgohen për gjykim, sekuestrohet pasuri me vlerë mbi 16 milionë euro Aktualitet

SKEMA KRIMINALE E FALSIFIKIMIT DHE TJETËRSIMIT TË PRONAVE/ “Rrumi” dhe 7 të tjerë dërgohen për gjykim, sekuestrohet pasuri me vlerë mbi 16 milionë euro

SFIDAT, ARRITJET DHE PROBLEMATIKAT/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë prezanton raportin mbi veprimtarinë para komisionit të Ligjeve Aktualitet

SFIDAT, ARRITJET DHE PROBLEMATIKAT/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë prezanton raportin mbi veprimtarinë para komisionit të Ligjeve

AKSIDENTI TRAGJIK/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT