• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MARRËVESHJA PËR ZGJEDHOREN DO SHKOJË NË PARLAMENT”/ Rama: Përtej asaj opozita nuk ka asnjë të drejtë. Duam s’duam, jemi 3 palë në Shqipëri
Home
Politikë

“MARRËVESHJA PËR ZGJEDHOREN DO SHKOJË NË PARLAMENT”/ Rama: Përtej asaj opozita nuk ka asnjë të drejtë. Duam s’duam, jemi 3 palë në Shqipëri

18 June, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Gjatë prezantimit të kryenegociatorit për Zhvillimim e Negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, kryeministri Edi Rama ka folur dhe për reformën zgjedhore dhe marrëveshjen për të.

Ai tha se opozita jashtëparlamentare nuk ka asnjë monopol dhe asnjë ekskluzivitet për asgjë dhe se marrëveshja do të shkojë në parlament, duke kërkuar respekt për deputetët e opozitës parlamentare. Rama u shpreh se sot janë tre palë në Shqipëri.

“Unë kam negociuar me Berishën por jo ça kemi dashur është bërë. Është gjetur një pikë ku nuk lëshon më. Negociata të tilla unë nuk kam parë. Me shantazhe, kërcënime, ik e hajde. Megjithatë ne nuk pendohemi për këtë që kemi bërë deri këtu. Mua më vjen shumë keq që nuk e bëmë dot tani atë që kemi 30 vjet që duam ta bëjmë, depolitizimin e administratës zgjedhore. Nuk e bëmë dot sepse ishte e qartë se ishte tërësisht e refuzuar nga ana e tyre dhe nuk donim të dilnim pa marrëveshje. Por ata nuk kanë asnjë monopol dhe asnjë ekskluzivitet për asgjë. Ajo marrëveshje do shkojë në parlament.
Nuk kam më shumë respekt për Lulzim Bashën, për Peço Vasilin e me radhë se sa për Rudina Hajdarin Murrizin dhe ata që zgjodhën të qëndrojnë në parlament. Ne kemi detyrimin t’i qëndrojmë marrëveshjes me ta. Ata përtej asaj marrëveshjeje nuk kanë asnjë të drejtë. Në parlament janë njerëz që kanë individualitetin e tyre. Janë njerëz që kanë ardhur aty me firmën e tyre dhe nuk mund të trajtohen pa respekt. Duam s’duam ne, duan s’duan ata sot janë 3 palë në Shqipëri. Jemi ne, ata jashtë, janë ata brenda dhe ne kemi detyrimin t’i akomodojnë kërkesat e tyre por nuk jemi fondacioni ‘Populli’ që merr dhe ik.
Për mua marrëveshja nuk është reformë, një dakordësi për një ‘status quo’ që Shqipërinë nuk e ndihmon në reformimin e administrimin e zgjedhjeve por e ndihmon lidhur me klimën, me dakordësinë në proces dhe lehtëson frikën që ka Lulzim Basha dhe PD”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SA PARA DO SHKOJNË PËR GRUPIN NEGOCIATOR?" Rama injoron gazetaren duke...
Previous article "REKET"/ Dënohet me 7 vite burg ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale në Maqedoninë e Veriut, "Boki 13" me 9 vite

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA KUVENDIT/ Protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik, shtyhen me policinë. Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj Aktualitet

TENSIONE PARA KUVENDIT/ Protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik, shtyhen me policinë. Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

"HIQNI KAPELET"/ Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, bllokojnë hyrjet e Parlamentit Aktualitet

"HIQNI KAPELET"/ Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, bllokojnë hyrjet e Parlamentit

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës Politikë

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT