Deputeti Lefter Koka është shprehur mbrëmjen e sotme se në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021 do të votojë për Partinë Socialiste.
“Me cilën parti do jeni deputet në zgjedhjet e ardhshme?”, pyeti gazetari Sokol Balla, ndërsa Koka shkurt tha “Mund të mos jem fare deputet. Por do jem votues i Partisë Socialiste. Pastaj nëse do jem apo jo deputet këtë s’mund ta them tani.”
Më tej, drejtuesi i emisionin “Real Story” e pyeti Lefter Kokën a do pranonte të kandidonte për deputet në zgjedhjet e ardhshme nën siglën e PS.
“Është një pyetje që përgjigjen nuk mund ta jap tani. Nuk vendos unë nëse kandidoj.. Ka kohë për të diskutuar dhe unë s’jam nga ata që kam pasion dhe ambicje për tu bërë deputet. Do jem po kaq i gëzuar dhe nëse s’jam deputet”, tha deputeti Lefter Koka.


