• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“PAGAT E LUFTËS”/ Kreu i Tatimeve: Kemi fond rezervë, kujt i takon do të marrë ndihmën
Home
Ekonomi

“PAGAT E LUFTËS”/ Kreu i Tatimeve: Kemi fond rezervë, kujt i takon do të marrë ndihmën

17 June, 2020 F.autor Ekonomi

Tatimet janë duke verifikuar listën me 1204 subjekte, të cilët nuk kanë aplikuar që punonjësit e tyre të marrin pagat e luftës.

Në një intervistë për Televizionin Klan, Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, thotë se bëhet fjalë për 7176 individë, të cilët rezultojnë se u takon ndihma prej 40 mijë lekësh, por nuk është bërë aplikimi.

“Vetëm në përfundim të këtij proçesi, ne do të dalim me një shifër me bizneset që do të penalizohen për mosaplikim”.

Përpara se kompanitë të ndëshkohen me 50 mijë lekë gjobë për çdo punonjës për të cilin nuk është aplikuar, po përpunohen ankesat që kanë bërë administratorët e firmave.

Për të gjithë këta punonjës, tatimet do të bëjnë derdhjen e pagës, por ata duhet të plotësojnë të dhënat bankare, pasi të gjejnë emrin në listën e publikuar në faqen e Drejtorisë së Tatimeve.

“Presim që vetë individët të plotësojnë IBAN-in, nëpërmjet një formulari që ne e kemi vendosur në faqen e tatimeve”.

Deri tani janë pranuar 81% e kërkesave për marrjen e pagave të luftës dhe është derdhur ndihma financiare për 166.879 individë. Është në proces të hedhjes edhe kësti i fundit i paketës së parë për pagën 26 mijë lekë, për 1700 punonjës që kishin të plotësuar të dhënat gabim.

“Ne kemi parashikuar një buxhet rezervë, i cili do të qëndrojë aty për të gjitha rastet. Unë jam e sigurt që në përfundim të proçesit, të gjithë ata që meritonin pagën e luftës do ta kenë marrë atë”.

Në këtë situatë të vështirë ku ndodhet ekonomia dhe biznesi, Delina Ibrahimaj thotë se inspektorët tatimorë do të kenë më shumë rol këshillues, por në rastet e paligjshmërisë, bizneset do të ndëshkohen.

“Më shumë këshillues, se sa penalizues për subjektet”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "12 HERË SEKS BRENDA NATËS"/ Adil Rami na tregon si ishte Pamela Anderson në shtrat
Previous article HORROR NË PORTIN E BARIT/ Zbulohet një i vdekur në makinë, shqiptarët: Po e çojmë në Kosovë që ta varrosim

F.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT