Destinacioni i ditës së sotme perzgjedhur nga AlpeNews.al është fshati turistik i Dardhës.
Dardha ndodhet në juglindje të Korçës dhe është një fshat malor me bukuri dhe vlera të mëdha turistike.
Fshati eshte i ndërtuar me shtëpi karakteristike, gjithashtu atraksioni turistik preferohet edhe për veçoritë e tij natyrore. Një fshat që mund të kalosh kohë në çdo stinë të vitit, por veçantine e ka gjatë dimrit edhe prej reshjeve të shumta te dëborës dhe se fundmi edhe pistës së skive.
Megjithatë, edhe në sezonin ku ndodhemi Dardha është destinacioni ideal për t’u relaksuar me ajrin e pastër që veshtirë ta gjesh ne vendet e tjera.
Gatimet tradicionale të zonës jane edhe një arsye me shumë që ky fshat parapelqehet te vizitohet nga turistët. Lakrori me sac nga amvisat e fshatit është padyshim një prej gjerave që nuk duhet ta lini pa e provuar.
Dardha është gjithmone e bukur, pasi mbi të gjitha është një vend ku mbizotëron tradita dhe kultura e hershme./ Rreth e Rrotull Shqipërisë.






