Shoferi i trajlerit ku u kapën 500 mijë euro mbërrin në gjykatën e Durrësit ku ka mësuar masën e sigurisë. Togat e zeza e kanë lënë në burg, 54-vjeçarin Andon Thanasi.
Thanasi nga Tirana u arrestua ditën e shtunë në portin detar të Durrësit për transport të paligjshëm të shumave monetare. Ndërkohë, gruaja e tij e ka pritur nga dera, teksa i thotë të mos ketë merak për të.
“Të dua shumë o jetë, mos ki merak për mua”, dëgjohet teksa thotë gruaja.


