• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ç’PO NDODH ME QENDRAT E QYTETEVE/ Rreziku që vjen pas goditjes nga koronavirusi
Home
Nderkombetare

Ç’PO NDODH ME QENDRAT E QYTETEVE/ Rreziku që vjen pas goditjes nga koronavirusi

16 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Zonat tregtare në qendrat e qyteteve gjermane po mbushen përsëri, por shumë tregtarë kanë frikë për ekzistencën e tyre. Kriza e Coronës po shkakton trazira të mëdha në qendrat e qyteteve.

Rrugët tregtare në qendrat e qyteteve gjermane po mbushen përsëri pas heqjes së masave të karantinës, por shumica e njerëzve vetëm sa kalojnë para vitrinave dhe nuk hyjnë për të blerë. Disa se nuk kanë qejf të përdorin maskat, të tjerë se ngurojnë të hyjnë në dyqane.  Stefan Genth, kryetar i Shoqatës së Tregtisë Gjermane, HDE, thotë se për shkak të krizës së Coronës ka shumë pak klientë dhe shumë tregtarë gjenden para falimentimit.

Rreth një e treta e tregtarëve që tregtojnë mallra joushqimore kanë frikë për mbijetesën e tyre për shkak të pandemisë. 80 përqind e tregtarëve në përgjithësi janë pesimistë për të ardhmen e tyre. Sidomos të rrezikuara janë dyqanet e vogla që shesin dhurata, bizhuteri, lule apo veshje.

Frikë nga falimentimi

Hans Georg Reifenrath ka një dyqan dhuratash në Këln. “Ne sapo kemi bërë bilancin për gjashtëmujorin e parë,” thotë ai. Në krahasim me vitin 2019 biznesi i tij ka pasur 61 përqind më pak shitje. “Kjo është në thelb një goditje vdekjeprurëse. Gjashtë muaj humbje nuk mund t’i rikuperosh kaq lehtë.”

Stefan Genth, Hauptgeschäftsführer des Handelsverbandes HDE (picture-alliance/ZB)

Sigurisht edhe ai aplikoi në shtet për ndihmën urgjente për bizneset e vogla. Por: “Ajo ishte vetëm sa për të mbuluar shpenzimet e qirasë”. Bizneset e vogla do ta kenë shumë më të vështirë ta kapërcejnë krizën sesa qendrat e mëdha tregtare, thotë Reifenrath, sepse dyqanet e vogla nuk kanë rezerva dhe nuk ofrojnë shitje përmes internetit.

Georg Reifenrath kërkon urgjentisht më shumë mbështetje nga shteti – si për shembull sipas modelit francez. Në Francë aktualisht ndërmarrjet e mesme që kanë probleme financiare nuk ka nevojë të paguajnë për qiranë, gazin dhe energjinë elektrike.

Ndryshime në qendrat e qyteteve

Shumë prej dyqaneve rrezikojnë të falimentojnë dhe kjo pritet të sjellë edhe ndryshime në qendrat e qyteteve gjermane ku gjenden zakonisht qendrat tregtare, plot dyqane të tjera si dhe zyra sipërmarrjesh të ndryshme.

Deutschland - Fussgaengerzone mit Fahnen Beethovenfest Bonn (imago images/R. Oberhäuser)Bonn

Edhe kur kriza e Coronës të mbarojë, shumë tregtarë me pakicë do ta kenë të vështirë t’ia dalin mbanë në të ardhmen. “Tregtia në internet e cila shënoi rritje do të vazhdojë edhe më tej dhe për këtë arsye muajt e ardhshëm do të ketë rënie të shitjeve në qendrat tregtare”, tha urbanisti Thomas Krüger në një intervistë me tagesschau.de. Kjo do të sjellë me vete edhe mbylljet e tyre në qendrat e qyteteve. Por sipas Thomas Krüger nuk janë vetëm dyqanet që pritet të çojnë në ndryshime në qendrat urbane. Në qendrat e qyteteve kanë selitë dhe zyrat e tyre edhe shumë firma, institucione dhe sipërmarrje. Dhe për shkak se tani shumë vetë po punojnë nga shtëpia, pritet që të ketë ndryshime edhe në fushën e përdorimit të zyrave.

Megjithatë nuk pritet që qendrat e qyteteve të boshatisen. Sipas urbanistit Krüger rënia e qirave që mund të ndodhë si pasojë falimentimeve mund të çojë në modele të reja të shfrytëzimit të objekteve të ndërtimit, si koncepte për shfrytëzimin e tyre për gastronomi, art, për shitje dhe si zyra. DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KREDIA PËR BIZNESIN ME GARANCINË E DYTË SOVRANE/ Denaj: Do të jepet mundësia për të lehtësuar interesat
Previous article DEDIKIMI PËR VAJZËN E PËRLOTI NË STUDIO/ Çfarë pa në ëndërr Xhensila para se të lindte Ajkën (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë Botë

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

DOKUMENTET TRONDITËSE/ Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite Botë

DOKUMENTET TRONDITËSE/ Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT