• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Pipero: Ja çfarë duhet të bëni tani që u rritën rastet
Home
Sociale

COVID-19/ Pipero: Ja çfarë duhet të bëni tani që u rritën rastet

15 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se çerdhet nuk duhen mbyllur për faktin se aty del një rast pozitiv me Covid-19. Duke iu referuar lajmit të mbylljes së çerdhes nr.16 në ish-Bllok për shkak se një edukatore ka rezultuar me koronavirus, Pipero tha se fëmijët janë pak ose aspak të rrezikuar.

“Mund të dalë një rast në çerdhe, por nuk duhet të nxitohemi për ta mbyllur çerdhen. Ne duhet të respektojmë protokollin dhe të vazhdojmë jetën. Nuk është zgjidhje mbyllja e çerdheve. Nëse respektohen protokollet, nuk duhet pasur frikë për një rast pozitiv.

Mund të jetë një rast pozitiv asimptomatik, mjafton një maskë për të qenë i sigurt. Rasti duhet të qëndrojë në shtëpi, kontakti i tij i afërt duhet mbajtur në monitorim 7-10 ditë, por kaq. Edhe Bashkia e Durrësit u mbyll për dy persona pozitivë. Nuk duhet vepruar kështu” – tha Pipero sipas të cilit nuk ka vend për panik.

“Virusi më parë ishte krejtësisht i panjohur për ne. Tani që jemi hapur ka më shumë mundësi kontakti dhe infektimi. Rastet pozitive nuk na trembin, por janë një thirrje për kujdes nga ana e mjekëve, qytetarëve dhe punëdhënësve që të respektojnë protokollet. Duhet distancë fizike dhe maskë atje ku është e nevojshme. Numri i shtuar i rasteve është apel për kujdes, jo për panik”, – theksoi mjeku infeksionist.

Në lidhje me rastet e shumta të regjistruara në QSUT, Pipero u shpreh se është mjaft e vështirë që spitalet e mëdha të shpëtojnë, pasi ekspozimi është i gjatë dhe jo të gjithë pacientët mund të diagnostikohen.

Sipas Piperos, edhe turistët e huaj nuk përbëjnë rrezik.

“E vetmja mundësi që kemi është që t’i masim temperaturën. Duhet të mirëpresim disa çartera me turistë, jo vetëm një. Sigurisht, duhet parë situata epidemiologjike në vendin nga vijnë, por ju garantoj se turistët që vijnë janë të shëndetshëm.

Nuk duhet të kemi frikë në këtë periudhë. Mjafton distanca dhe maska atje ku nuk ruajmë dot distancën 1 metër e gjysmë. Të vetmit që duhet të kenë më shumë kujdes janë moshat e vjetra dhe të sëmurët kronikë”, – tha Pipero në A2.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Bie nga motori, vdes 31-vjeçari në Durrës
Previous article RIHAPET GARA PËR TITULL/ Teuta i shkakton humbje Tiranës pas 6 muajsh

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim Aktualitet

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin Aktualitet

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT