• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Dy punonjëse të infektuar, 28 të tjerë në pritje të përgjigjeve. Mbyll dyert sektori i Urbanistikës në Bashkinë Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

COVID-19/ Dy punonjëse të infektuar, 28 të tjerë në pritje të përgjigjeve. Mbyll dyert sektori i Urbanistikës në Bashkinë Durrës

15 June, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Konfirmimi me COVID-19 i dy punonjësve të sektorit të Urbanistikës pranë Bashkisë së Durrësit ka detyruar këtë institucion ta mbylli këtë shërbim deri në një urdhër të dytë.

Përveç sektorit të Urbanistikës, që i gjithë personeli i saj është vetëkarantinuar, shërbimet e tjera në Bashkinë e Durrësit janë të hapura për qytetarët, hyrja e të cilëve është e ndaluar, nëse nuk mbajnë mjetet mbrojtëse, si maska dhe doreza.

Për të ndërprerë përhapjen e Covid-19 në të gjithë administratën vendore, autoritetet shëndetësore u kanë bërë tamponë edhe për 28 punonjësit e tjerë që kanë pasur kontakte të afërta me dy të infektuarit.

Pjesa më e madhe tyre kanë rezultuar negativë, por pavarësisht kësaj autoritetet shëndetësore u kanë kërkuar të qëndrojnë të vetëkarantinuar për dy javë në shtëpitë e tyre dhe nëse shfaqin shenja të Covid-19 të njoftojnë 127.

Epidemiologët ende nuk kanë mundur të zbulojnë burimin e infeksionit të dy punonjësve, nëse është marrë nga njeri tjetrin apo janë infektuar nga transmetimi komunitar.

Ata thonë se po punojnë për gjurmimin e rasteve me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Durrës janë 25 persona aktivë me koronavirus.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYSHOHET SE JANË.../ Mbyllet çerdhja në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vetëkarantinohet stafi për 14 ditë
Previous article 89 FËMIJË TË INFEKTUAR NGA COVID-19/ Flet mjekja: Pjesa më e madhe asimptomatikë, e morën nga...

F.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT