• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEL KUNDËR PD/ Fatmir Mediu: Duhet qeveri tranzitore, të ridiskutojmë çështjen e sistemit zgjedhor
Home
Politikë

DEL KUNDËR PD/ Fatmir Mediu: Duhet qeveri tranzitore, të ridiskutojmë çështjen e sistemit zgjedhor

15 June, 2020 F.autor Politikë

Për kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu drafti i dakordësuar mbrëmjen e 5 qershorit nuk është një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, por për një administrim të procesit të zgjedhjeve që nuk zgjidh problemin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në një intervistë për Report TV, Mediu shprehet se duhet të diskutohet patjetër për një Qeveri Kujdestare dhe listat e hapura. Nismën e opozitës së re për ndryshimet kushtetuese, e mirëpret, por për Mediun, kërkesat si heqja e koalicioneve parazgjedhore apo pragu zgjedhor janë në favor të Ramës, për të cilin thotë se ka interes të ndikojë te opozitarët brenda parlamentit.  Ai bën thirrje për të mbajtur një orë e më parë zgjedhjet lokale. Qëndrimet me orë të gjata mbyllur në selitë diplomatike prodhuan një marrëveshje. Për këtë është dakord kryetari i Partisë Republikane. Por saktëson se dakordësimi imazhorancës dhe opozitës nuk do të garantojnë zgjedhjet që kërkohen prej vitesh.

“Nuk dua të keqkuptohemi, por dua ta theksoj që në fillim. Nuk ka një marrëveshje për reformën Zgjedhore në gjykimin tim, por është një marrëveshje për administrimin e  procesit me dy elementë shumë të rëndësishëm: Rikthimi te komisionet e balancuara për shkak se kishte  një tentativë nga Rama që në emër të administratës të depolitizuar të kontrollonte komisionet zgjedhore dhe të garantonte fitore në tryezë dhe nga ana tjetër  është identifikimi biometrik, i cili është një element pozitiv që shmang votimet familjare, votimin dy herë  apo mbushjen e kutive të votimit. Kjo nuk e zgjidh problemin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do të ishte  shumë naive nga ana ime, por dhe nga ana e opozitës  për ta zgjidhur çështjen e reformës zgjedhore”, thotë Mediu.

Ndryshe nga hapat pas që ka bërë Partia Demokratike, Fatmir Mediu nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri tranzitore.

“Mendoj që duhet garantuar vullneti politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme prandaj nevoja e qeverisë Kujdestare është dhe do të ngelet domosdoshmëri. Një marrëdhënie mes forcave politike për të garantuar besimin e qytetarëve, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për  njohjen e tyre  dhe stabilitet politik që I shërben vendit por edhe integrimit evropian të Shqipërisë“, tha Mediu.

Ndryshimi i sistemit ka qenë një ndër kërkesat e hershme të Partisë Republikane dhe partive të vogla. Opozita nuk duhet të vazhdojë ta anashkalojë këshillon Fatmir Mediu.

“Përveç asaj ka edhe çështje të tjera politike që janë lënë hapur për të diskutuar si çështja e sistemit dhe për derisa ka një interes  të drejtë nga ana e qytetarëve për rolin dhe funksionimin e parlamentit, sa i përfaqëson realisht  zërin e qytetarëve, do të ishte një çështje që opozita duhet ta trajtojë sa më shpejt, për të parë avantazhet dhe disavantazhet e saj. Ky është edhe qëndrimi I PR në kuadër të opozitës”, u shpreh Mediu për Report Tv.

Sa i përket propozimeve për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, Fatmir Mediu mendon se opozita parlamentare po i bën shërbimin e fundit kryeministrit Edi Rama, atë të ofrimit të pushtetit në tavolinë.

“Nuk mendoj që opozita brenda parlamentit duhet të dalë ndesh idesë që duhet të ketë identifikim biometrik, apo çështja  e depolitizimit, sepse nëse depolitizojmë plotësisht administratën zgjedhore në interes të Edi Ramës, kjo shkon në  dëm të vendit, prandaj janë lënë  komisionet e balancuara. Kam vlerësuar ata që kanë dalë me idenë e hapjes së listave për krijimin e një sinergjie për secilin që mendon se  mund të përfaqësojë qytetarët dhe të shkojë në parlament sipas votës që I jepet si individ apo si  subjekt politik.  Kurse lëvizjet e ditëve të fundit janë tërësisht alogjike dhe  ideja që nuk duhen lejuar koalicionet zgjedhore është si  ti thuash Edi Ramës që  po të bëjmë shërbimin e fundit  dhe ti mund ta marrësh pushtetin në tavolinë prapë. Dihet që opozita ka funksionuar si koalicion dhe nuk ka bërë  vaki në historinë elektorale të mos ketë koalicione në një kohë kur ekzistojnë  partitë politike, ka edhe koalicione, njerëz që kanë të njëjtat pikëpamje. Çështja e pragut elektoral është si të matesh me hijen tënde, këta njerëz e dinë që është joreale, por kjo është lufta që bëhet nga Edi Rama duke i servirur të gatshme një pjesë të tyre për ta paraqitur si propozim, një pjesë e tyre as nuk e kanë lexuar, kanë firmosur pa e ditur se cila është brendia e tyre, sepse kanë firmosur në fund të fundit  kundër  qoftë edhe në interesin e tyre personal”, tha kreu i PR-së.

Nuk ka datë zgjedhjesh por fushata ka nisur edhe brenda opozitës. Këtë e pranon kryerepublikani Fatmir Mediu, por është ende i paqartë për planin e kryetarit të Partisë Demokratike.

“Mendoj që çdo parti politike e opozitës tani është duke u përgatitur për fushatën,  për përzgjedhjen e kandidatëve, për strukturat e veta, por kur flasim për opozitë duhet parë një funksionim i  përbashkët në qëllimet  programore dhe elektorale. Sepse një opozitë pa një qendërzim të logjikës së kërkesave politike, mbështetjes  dhe angazhimit strukturor elektoral  ku secili  ka rolin e vet për maksimizimin e votave, mendoj që do të ishte gabim. Duhet ecur paralelisht funksionimi politik i partive të  opozitës por edhe funksionimi i fushatës së saj. Të paktën  30 vjet që jam marrë me politikë kështu ka funksionuar, nëse ka dalë ndonjë mënyrë e re duhet ta mësoj dhe unë”, tha Mediu.

Aleati i Bashës thotë se vetëm Partia Socialiste ka interes të ndikojë te opozitarët brenda parlamentit ndërkohë që bën thirrje që të mbahen sa më parë zgjedhjet lokale.

“Nuk di të ketë një lëvizje të opozitës për të ndikuar te opozita Brenda parlamentit, nuk do e shikoja herezi që të ketë një komunikim pavarësisht situatës, pavarësisht se ato janë në parlament, por duket qartazi që  ajo që do të ndikojë jo vetëm për shkak  të kësaj situate, por edhe të tjera e ka Partia Socialiste. Vetë votimet e kanë treguar qartësisht  influencën e Partisë Socialiste te opozita e re.  Mendoj që është urgjente të kemi zgjedhje lokale. Nuk kemi pushtet lokal. Do të ishte mirë të kishim zgjedhje lokale paraprakisht.  Nëse jo, do të ishte mirë të kishim edhe zgjedhje lokale edhe parlamentare. Nuk mund të injorojmë  faktin që pushteti lokal është më pranë qytetarëve, ka të bëjë me interesat e tyre jetike. Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt. Të ketë një përfaqësim të drejtë në pushtetin lokal e pastaj edhe Parlament. Sikur të bëheshin që nesër zgjedhjet, do ishte gjëja më e mirë”, përfundon Mediu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I MALLËNGJYER NGA URIMET/ Stresi mori dashurinë e botës nga prindërit për ditëlindje (VIDEO+FOTO)
Previous article "JAM E DASHURUAR ME TY"/ Klea Huta s’e lë asnjë moment vetëm të voglin e saj (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT