• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NUK APLIKUAN PËR NDIHMËN EKONOMIKE PËR PUNTORËT/ Bizneset rrezikojnë të paguajnë rreth 2 milionë euro gjoba
Home
Ekonomi

NUK APLIKUAN PËR NDIHMËN EKONOMIKE PËR PUNTORËT/ Bizneset rrezikojnë të paguajnë rreth 2 milionë euro gjoba

15 June, 2020 s.autor Ekonomi

Janë rreth 5 mijë punonjës, të cilët do të marrin direkt ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh nga paketa e dytë, pasi punëdhënësit nuk kishin aplikuar në sistem për ta. Lista u publikua nga Drejtoria e Tatimeve, e cila njoftoi dhe procedurat që duhet të ndjekin këta individë për të marrë pagën. Në listë ka shumë punonjës të huaj (referuar emrave), pjesa më e madhe e të cilëve janë shtetas turq, apo italianë.

Por, bizneset që nuk kanë aplikuar për punonjësit e tyre rrezikojnë që të ngarkohen me gjoba. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se për punëdhënësit që nuk aplikojnë është e parashikuar një masë administrative, sipas të cilës “Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Masa administrative u vendos, pasi u konstatua se shumë punëdhënës nuk po aplikonin për ndihmën financiare të punonjësve të tyre.

Gjoba është 50 mijë lekë, për çdo punonjës. Si rrjedhojë, bizneset rrezikojnë të ngarkohen në total për rreth 5 mijë mo aplikime me gjoba rreth 250 milionë lekë, ose mbi 2 milionë euro. Gjithsesi, drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj, ka pohuar në një intervistë të mëparshme për Monitor se gjobat nuk do të jenë automatike, por do të verifikohen rast pas rasti. “Pas përfundimit të afatit do të marrim në shqyrtim të gjithë listën e bizneseve dhe do të vendosim penalitetet aty ku gjykojmë që nuk ka pasur aplikime pa një arsye të fortë. Megjithatë dhe këto gjoba pas të gjithë procedurave të legjislacionit në fuqi tatimpaguesit do të kenë të drejtë të ankohen për një afat 30 ditor”.

Në mënyrë që t’i shpëtonin gjobës, bizneset duhet të plotësonin deri në 5 qershor formularin e ankesës, brenda datë 05 Qershor 2020, dhe ta ngarkojë atë në menunë ‘’Çështjet e Mia’’, në llogarinë në e-filing. Ndërsa të gjithë tatimpaguesit të cilët i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit e tyre, nuk do jenë subjekt i këtij penaliteti.

Nga paketa e dytë, që u dha për pjesën më të madhe të biznesit të vogël (përveç atyre që përfituan nga paga 26 mijë lekë për 3 muaj dhe rreth 8 mijë profesioneve të lira që u përjashtuan fare), përfituan dhe punonjësit e biznesit të madh që janë larguar nga puna nga data 10 mars deri në 17 maj. Pas zgjerimit të datave të largimit (fillimisht ishin nga 12 marsi deri në 10 prill), listës iu shtuan dhe rreth 30 mijë përfitues, duke e çuar numrin e pritshëm në total në 210 mijë.

Deri në 2 qershor, të dhënat e fundit të përditësuara nga financat, këtë pagesë prej 40 mijë lekësh e kanë përfituar rreth 130 mijë individë, për një fond të disbursuar prej 5.2 miliardë lekësh. Ndërsa nga paketa e parë (26 mijë lekë për 3 muaj radhazi), që e morën bizneset e mbyllura me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë kanë përfituar gjithsej rreth 64 mijë individë, që kanë marrë këstin e parë dhe të dytë, ndërsa i treti është në proces./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAJZA E VITTORIO ZGARBIT RRËFEN MOMENTIN DELIKAT NË PALASË/ "I thanë të gjithë mos u fut, kur erdhën dallgët e mëdha…" (VIDEO)
Previous article KOSOVË/ Aeroporti i Prishtinës njofton udhëtarët: Anulohen fluturimet për sot

s.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT