Prezantuesi i disa programeve televizive të mëngjesit, Hermes Nikaj, që ndryshe njihet si “Zogu i Tiranës”, ka munguar në gjyqin e zhvilluar në datën 8 qershor pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Tiranë e ka ankimuar në Gjykatën e Apelit lirimin e 26-vjeçarit, duke kërkuar rikthimin e tij në qeli për akuzat e prostitucionit.
Shkak i mungesës së tij në seancë sipas “Panorama Plus” kanë qenë problemet shëndetësore, pasi gjendja e tij u rëndua sepse mësoi se çështja e tij ishte ankimuar. Kujtojmë se Hermes është liruar para rreth një muaji dhe është në arrest shtëpie.


