Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sekuestrimin e afro 2 milion eurove në Portin e Durrësit. Kamioni brenda të cilit ndodheshin lekët, i përkiste kompanisë JA-ADA.shpk. Kjo është një kompani që bënë transportin për palët e treta dhe po ashtu merret edhe me shërbimet për telekomunikacionin dhe internetin dhe është në pronësi të biznesmenit A.B.
Brenda kamionit që trasportonte lëndë të parë fasoneri për prodhimin e këpucëve, u gjetën 5 qese plastmasi, brenda të cilave kishte euro. Ende nuk bëhet me dije shuma ekzakte e parave, por thuhet se janë mbi 1.8 milionë euro.
Sipas burimeve, kamioni është ndaluar për kontroll rutinë nga autoritetet portuale dhe në pjesë të ndryshme të trailerit janë konstatuar me skander pako të dyshimta. Menjëherë, ndaj tij është ushtruar kontroll i imtësishëm dhe janë gjetur 5 qese plasmasi me paratë e bllokuara.
Kamioni me targa TR 2046 U, kryente transport të materialeve për prodhimin e këpucëve për llogari të një fasonerie në Shqipëri, ndërsa është ndaluar dje pas mesnate, në orën 01.30. Drejtuesi 54 vjeçar i kamionit e bënte shpesh rrugën Durrës-Bari dhe anasjelltas.
Ai tashmë është duke u marrë në pyetje për origjinën e parave, të cilat mendohet të jenë afro 2 milionë euro, por numërimi i tyre nuk ka përfunduar ende ndaj dhe shuma e saktë nuk dihet.


