• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I DINIT? Ja 5 arsye përse japonezët bëjnë dush në darkë
Home
Jetë

I DINIT? Ja 5 arsye përse japonezët bëjnë dush në darkë

13 June, 2020 F.autor Jetë

Të lahesh në mbrëmje përpara se të shkosh në shtrat mund të përmirësojë gjumin tuaj, zbulon një hulumtim i fundit. Dhe duket se japonezët e dinë këtë përfitim përpara gjithë pjesës tjetër të botës. Por, ekzistojnë edhe disa arsye të tjera pse ata preferojnë që dushin ta bëjnë në darkë dhe jo në mëngjes.

E konsiderojnë si një ritual ceremonial

Kur bëjnë dush, japonezët ndjekin një ritual të veçantë të përbërë nga disa hapa. Së pari, ata futen në dush për të hequr pluhurin dhe djersën. Ata madje mund të shtojnë çaj jeshil dhe barishte të ndryshme në ujë që qetësojnë trupin, pastrojnë lëkurën dhe e tonifikojnë atë. Japonezët gjithashtu zgjedhin me kujdes temperaturën e ujit, pasi ai nuk duhet të jetë shumë i nxehtë, ndryshe mund të çojë në humbje të lagështirës dhe pore të hapura.

Ata ndjekin zakonet e vjetra familjare

Luksi i dushit të mëngjesit në Japoni, si dhe në të gjithë botën, nuk ishte i mundur deri para pak kohësh. Në shekullin XIX nuk kishte ujë të nxehtë, ngrohje në shtëpitë japoneze. Kështu që shumica e njerëzve duhej të vlonin së pari ujë të nxehtë në mënyrë që të bënin një banjë të nxehtë. Ky është një proces që kërkon shumë kohë! Kështu që vazhdonte zakoni i përgjithshëm i larjes në mbrëmje.

Ata shpesh vizitojnë banjot publike

Burimet e nxehta të banjove publike janë të njohura në Japoni. Njerëz të moshave të ndryshme shkojë atje, jo vetëm që të lahen, por edhe të pushojnë dhe të kalojnë kohën duke bërë diçka të këndshme. Është e mundur të thuhet se është një lloj argëtimi. Natën zakonisht ka më pak njerëz, gjë që bën të mundur që të jesh vetëm me mendimet e tua. Relaksim i plotë!

Ata nuk kanë kohë të mjaftueshme në mëngjes

Japonezët janë punëtorë të vërtetë. Rreth 4.5 milionë punëtorë me orar të plotë në Japoni kanë punë të dytë, mesatarisht, nga 6 deri në 14 orë shtesë çdo javë. Për më tepër, në Japoni është shumë e rëndësishme të jesh i përpiktë. Nëse shkoni në punë edhe vetëm me disa minuta vonesë, kjo mund të perceptohet negativisht. Prandaj, në mëngjes, japonezët nuk kanë as një minutë të lirë.

Ndikohen nga klima

Vera në Japoni është e nxehtë dhe shumë e lagësht. Shumica e qytetarëve nuk përdorin makinat e tyre, por transportin publik dhe e ndiejnë efektin e motit mbi veten e tyre në maksimum. Në dimër, shtëpitë japoneze janë shumë të ftohta, sepse shumica e tyre nuk kanë ajër dhe nxehtësi qendrore. Ndaj, ata bëjnë dush përpara se të flenë që jo vetëm të lahen, por edhe të ngrohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË ASTIR/ Kati i gjashtë i një ndërtese përfshihet nga fjalët. Policia jep detajet e para të ngjarjes
Previous article I RIU NGA FJERI QË PO REALIZON ËNDËRRËN E TIJ NË KANADA/ Redi Zyka: Si hyra në botën e filmit, çfarë iu them të huajve për Shqipërinë

F.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT