• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASOJAT E COVID-19/ Europa rihap kufijtë pas tre muajve kufizim
Home
Nderkombetare

PASOJAT E COVID-19/ Europa rihap kufijtë pas tre muajve kufizim

13 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Pas tre muajve izolim brenda kufijve kombëtarë, europianët do të kenë mundësi të hënën të udhëtojnë më lehtë nga një vend në tjetrin, për shkak të rënies së pandemisë së koronavirusit të ri. Italia e dha sinjalin e saj më 3 qershor duke u rihapur për të gjithë udhëtarët… edhe pse shumica e shteteve vazhdojnë të mbajnë kufizimet me këtë vend që ka qenë një prej vatrave të pandemisë në Europë. Vend tjetër që po përpiqet të shpëtojë sezonin turistik, Kroacia rihapi kufijtë që prej të enjtes ashtu si Polonia, e aksesueshme për të gjithë qytetarët europianë duke nisur nga sot.

Shumë vende kanë zgjedhur këto javët e fundit të hapen me fqinjët e tyre para se të zgjerojnë perimetrin e qarkullimit. Gjithashtu, tashmë është i mundur qarkullimi pa kontroll në Europën Qendrore apo nga një vend balltik në një tjetër. Belgjika, Franca, Greqia rivendosin të hënën qarkullimin e lirë me të gjitha vendet e kontinentit. Athina, ekonomia e të cilës varet në pjesën më të madhe nga turizmi, shkon edhe më tej duke ftuar udhëtarët nga disa rajone jashtë BE-së si Australia, Zelanda e Re, Japonia, Koreja e Jugut, KIna.

Gjermanët dhe austriakët do të presin deri në mesnatën e së hënës para se të jenë në gjendje të marrin rrugën, hekurudhat ose ajrin drejt pjesës tjetër të Europës. Ndër vendet që do të heqin kontrollet e tyre, ose e kanë bërë tashmë, shumë prej tyre si Hungaria, Bullgaria, Austria, Republika Çeke, Sllovakia, Letonia … vazhdojnë të ruajnë kufizimet për udhëtarët nga destinacionet europiane ku shkalla e infeksionit konsiderohet ende shumë e lartë.

Çdo vend ka përpiluar listën e tij të zonave të rrezikut. Suedia dhe Britania e Madhe përfshihen gjithashtu. Kësaj liste i shtohen shpesh edhe Spanja dhe Portugalia. Ndonjëherë Holanda, Belgjika, Franca. Ose udhëtimi drejt ose nga këto destinacione do të jetë i ndaluar, ose do të kërkohet një test i depistimit negativ me COVID-19 ose izolim 14-ditor.

Franca parashikon të aplikojë “reciprocitet” me vendet që kanë vendosur masa kufizuese për shtetasit e saj. Rumania nuk do të hapë kufijtë për shtetasit jo kombëtarë dhe nuk ka dhënë asnjë datë të saktë. Portugalia dhe Spanja do të presin datën 1 korrik për të pritur turistët, duke çuar në reciprocitet disa vende, siç është Franca, e cila do të zgjasë kontrollet e saj me këtë fqinj për momentin. Norvegjia do të rihapë të hënën kufijtë e saj vetëm me vendet e tjera nordike, me përjashtim të Suedisë. Danimarka është po aq selektive, duke kufizuar në këtë fazë pritjen e saj për personat që vijnë nga Gjermania, Norvegjia ose Islanda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT NDAJ COVID-19/ Protokollet e operimit në transportin ajror, pasagjerët me temperaturë mbi 37.5 nuk lejohen
Previous article RIKTHEHET FRIKA/ Pekini mbyll tregun më të madh ushqimor, pas zbulimit të rasteve të reja me koronavirus

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit Botë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit Botë

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit

BURG DHE MILIONA DOLLARË GJOBË/ Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara Botë

BURG DHE MILIONA DOLLARË GJOBË/ Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT